Monumentet dhe objektet e trashëgimisë kulturore në Qarkun e Gjirokastrës po i nënshtrohen restaurimit , me synim ruajtjen e vlerave historike, arkitekturore dhe kulturore, por edhe zhvillimin e mëtejshëm të turizmit.Sipas kreut të Drejtorisë së Monumenteve të Qarkut,Ardis Duka,projektet po zbatohen prane ures se Katiut ne Banjat e Benjes,kulteve fetare me status monument kulture por edhe ne nje sere objektesh qe mbartin vlera arkitekturore,historike dhe kulturore.
Duka shton se ne rajonin jugor jane rreth 40 kulte me status monument kulture kategoria e pare dhe e dyte te besimeve te ndryshme fetare te cilat jane te aksesueshme jo vetem nga banoret e zonave perkatese por edhe te vizitoreve,ku fale investimeve ato do te ndikojne ne rritjen e turizmit fetar.
Paralelisht me restaurimet, po kryhen edhe ndërhyrje për pastrimin e bimësisë dhe mirëmbajtjen e objekteve të trashëgimisë kulturore. Një vëmendje e veçantë i kushtohet Kalasë së Gjirokastrës, një prej monumenteve më të rëndësishme të qytetit dhe një prej destinacioneve turistike më të vizituara në vend. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitet

