Zjarri vijon të jetë aktiv me intensitet të lartë në zonën e Drenies, në Patos. Flakët po përhapen në drejtim të Gjinoqarit dhe Ngraçisë, duke rritur rrezikun për përhapjen e mëtejshme të vatrës.
Forcat zjarrfikëse vijojnë ndërhyrjen në terren për të vënë nën kontroll situatën dhe për të parandaluar avancimin e flakëve drejt zonave të banuara.
Situata mbetet në monitorim, ndërsa autoritetet u bëjnë thirrje banorëve të tregojnë kujdes./abcnews.al Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Aktualitet patoszjarr

