Lajme Zone
“Ujërat e zeza kthejnë plazhin e Potamit në moçal”
PolitikëJOQ Albania

“Ujërat e zeza kthejnë plazhin e Potamit në moçal”

Një qytetar ka denoncuar ndotjen e rëndë në plazhin e Potamit, duke treguar se derdhja e ujërave të zeza ka përkeqësuar ndjeshëm situatën në zonë.

Një qytetar ka denoncuar ndotjen e rëndë në plazhin e Potamit, duke treguar se derdhja e ujërave të zeza ka përkeqësuar ndjeshëm situatën në zonë.

Sipas tij, ujërat e zeza kanë mbuluar një pjesë të plazhit, duke e bërë atë të ngjajë me një moçal me erë të rëndë e të padurueshme.

"Ujërat e zeza në Potam e kanë bërë plazhin si moçal. Ika që aty, sepse era e ujërave të zeza ishte e padurueshme," shprehet qytetari në denoncimin e tij.

Ky denoncim i shtohet raportimeve të shumta për ndotjen e bregdetit gjatë javëve të fundit, duke ngritur sërish shqetësime për cilësinë e ujit dhe standardet mjedisore në zonat turistike, veçanërisht në kulmin e sezonit veror.

Pritet reagimi i institucioneve përgjegjëse për të sqaruar situatën dhe për të marrë masat e nevojshme, nëse konstatohen shkelje.