Lajme Zone
“U vërtetua arrestimi i paligjshëm i së paku 385 personave”/ Trupi gjykues: Të ndaluarit u rrahën dhe iu shkaktuan vuajtje psikologjike
PolitikëTop Channel
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

“U vërtetua arrestimi i paligjshëm i së paku 385 personave”/ Trupi gjykues: Të ndaluarit u rrahën dhe iu shkaktuan vuajtje psikologjike

Trupi gjykues ka konstatuar se Zyra e Prokurorit të Specializuar arriti të vërtetojë se ishte kryer krimi i luftës i arrestimit të paligjshëm ndaj së paku 385 personave.

Trupi gjykues ka konstatuar se Zyra e Prokurorit të Specializuar arriti të vërtetojë se ishte kryer krimi i luftës i arrestimit të paligjshëm ndaj së paku 385 personave. Gjykatësi Charles Smith po vazhdon të paraqesë konstatimet e trupit gjykues për krimet e pretenduara në aktakuzë.

Trupi gjykues konstatoi se shumë të ndaluar ishin rrahur deri në atë masë sa nuk ishin në gjendje të qëndronin në këmbë, ndërsa disa kishin humbur jetën si pasojë e rrahjeve nga pjesëtarë të UÇK-së. Sipas gjykatësit Smith, të ndaluarve u ishin shkaktuar gjithashtu vuajtje psikologjike.

“Midis prillit 1998 dhe qershorit 1999, në 14 komuna në Kosovë, dhe në disa vendndodhje në dy rrethe të Shqipërisë Veriore, anëtarë të UCK-së qëllimisht kryen veprime ose mosveprime të cilat u shkaktuan vuajtje ose lëndime të rëndë mendore ose fizike së paku 348 personave që nuk merrnin pjesë aktive në luftime të cilët ata i arrestuan, i ndaluan arbitrarisht ose që përbënin cënim të rëndë të dinjitetit njerëzor.

Anëtarët e UCK-së u shkaktuan qëllimisht dhimbje ose vuajtje të mëdha mendore ose fizike të paktën 303 personave që nuk merrnin pjesë aktive në luftime të cilët i arrestuan dhe i ndaluan arbitrarisht për qëllime të tilla si marrja e informatave, apo e deklaratave pranuese, ndëshkimi, frikësimi, shtrëngimi ose diskriminimi në çfarëdo arsye i viktimës ose një personi të tretë.

Për këto arsye trupi gjykues konstatoi se ZPS-ja vërtetoi jashtë dyshimit të arsyeshëm se ishin krime të luftës të trajtimit mizor, pika 5 dhe torturës pika 7, ndaj së paku 303 personave.

Në lidhje me këta persona trupi gjykues konstatoi se akuza për krime lufte se trajtimit pika pesë mbulohet plotësisht nga akuza e torturës pika shtatë. Konstatoi se ZPS-ja vërtetoi se krimi i luftës së trajtimit mizor ishte kryer ndaj së paku 49 personave që trajtohet në pikën 5. Konstatoi se vepra penale e trajtimit mizor nuk mbulohet nga vepra penale e torturës në lidhje me 4 viktimat që u trajtuan mizorisht dhe u torturua në qendra ndalimi dhe në lidhje me 45 viktima që ishin trajtuar mizorisht por nuk u torturuan”, tha gjyqtari Smith. Top Channel