Lajme Zone
U rrah brutalisht dhe u la para spitalit, humb jetën 46-vjeçarja në Itali! Partneri shqiptar kapet teksa po tentonte të ikte nga porti i Barit
Të tjeraShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

U rrah brutalisht dhe u la para spitalit, humb jetën 46-vjeçarja në Itali! Partneri shqiptar kapet teksa po tentonte të ikte nga porti i Barit

Sipas hetimeve paraprake, një nga pistat kryesore është se gruaja është rrahur brutalisht dhe më pas është lënë pranë spitalit.

Një 42-vjeçar me origjinë shqiptare është shoqëruar nga karabinierët në Bari, pasi partnerja e tij, Ornella Forastefano, 46 vjeçe, humbi jetën në rrethana që po hetohen nga autoritetet italiane. Sipas mediave vendase, ai ishte personi mbi të cilin u përqendruan dyshimet që në orët e para pas ngjarjes. 46-vjeçarja u gjet gjatë natës pranë urgjencës së spitalit në Trebisacce, në provincën e Cosenza-s. Mjekët ndërhynë menjëherë për t'i dhënë ndihmën e parë, por ajo nuk arriti t'u mbijetonte plagëve të rënda. Sipas hetimeve paraprake, një nga pistat kryesore është se gruaja është rrahur brutalisht dhe më pas është lënë pranë spitalit. Fillimisht karabinierët nisën kërkimet për partnerin e saj, ndërsa paraditen e së dielës ai u lokalizua në portin e Barit ku ishte bërë gati për të ikur nga vendi, dhe më pas u shoqërua në ambientet e karabinierëve, ku po merret në pyetje. LEXO EDHE:U dënua me 16 vjet për vrasjen e Armand Beqirajt në derën e shtëpisë, lirohet Angjelin Sterkaj! Dëbohet nga Islanda U.D/Shqiptarja.com TAG: itali kozenca vrasje Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 1.5 / 5 (2 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:

15 Gusht, 13:45

Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri? Politika 59.3% Shoqëria 23.9% Social media 16.8% Vota total: 1148 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 15 Gusht, 13:45 Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri?