Lajme Zone
Organizoi vrasjen e Devi Kasmit, kapet pas 8 vitesh në arrati Aurel Hoxhallari
Të tjeraPamfleti
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Organizoi vrasjen e Devi Kasmit, kapet pas 8 vitesh në arrati Aurel Hoxhallari

Ndaj tij, Gjykata e Posaçme kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për “Vrasje me paramendim”, armëmbajtje pa leje, prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike, “Grup i strukturuar kriminal” dhe kryerjen e veprave penale në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

Majtas Devi Kasmi & djathtas Eftimius Eftimiu, personi që kreu ekzekutimin Hoxhallari dyshohet si drejtues i grupit të strukturuar kriminal që organizoi vrasjen, ndërsa personat e tjerë të përfshirë kishin role të ndara në sigurimin e ekzekutorit, mjeteve dhe infrastrukturës së nevojshme. Pas 8 vitesh në arrati, është arrestuar në Rumani, Aurel Hoxhallari, i dyshur si organizator i atetatit ku u vra Devi Kasmi. Ndaj tij, Gjykata e Posaçme kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për “Vrasje me paramendim”, armëmbajtje pa leje, prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike, “Grup i strukturuar kriminal” dhe kryerjen e veprave penale në kuadër të grupit të strukturuar kriminal. Ai u shpall në kërkim dhe pas 8 vitesh është lokalizuar në Rumani, ku është ndaluar nga policia vendase, teksa pritet më pas dhe ekstradimi. "Shtetasi A. H. ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, në prill të vitit 2018, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprat penale “Vrasje me paramendim”, “Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”, “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal”. Më datë 29.01.2018, në rrugën “Kongresi i Manastirit”, Tiranë, dyshohet se shtetasi A. H., në bashkëpunim me një shtetas grek dhe shtetas të tjerë, të organizuar në formën e një grupi të strukturuar kriminal, kanë vrarë me armë zjarri shtetasin shqiptar D. K. Në banesat e tyre, Policia sekuestroi 9 armë zjarri, 130 kg lëndë narkotike (kanabis), si dhe një numër të madh bimësh kanabisi.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me homologët spanjollë dhe rumunë, vijon veprimet për finalizimin e procedurave për ekstradimin e këtyre shtetasve", njofton policia.

Devi Kasmi u vra me armë zjarri më 29 janar 2018, në rrugën “Kongresi i Manastirit” në Tiranë. Sipas hetimeve, Hoxhallari dyshohet se ka vepruar në bashkëpunim me një shtetas grek të quajtur Eftimius Eftimiu dhe persona të tjerë.

Në kohën kur Policia goditi grupin e dyshuar për vrasjen, autoritetet e cilësuan Hoxhallarin si një prej personave me rol drejtues. Sipas versionit të bërë publik atëherë nga Policia, shtetasi grek dyshohej si ekzekutori me pagesë i Kasmit, ndërsa anëtarë të tjerë kishin role në sigurimin e mjeteve dhe infrastrukturës së nevojshme për realizimin e vrasjes.

Gjatë kontrolleve të zhvilluara në kuadër të hetimeve u sekuestruan nëntë armë zjarri, rreth 130 kilogramë kanabis dhe një numër i madh bimësh narkotike.

I arrestuar edhe për atentatin ndaj Pajtim Serjanit

Emri i Aurel Hoxhallarit ishte shfaqur në kronikën e zezë edhe tre vite përpara vrasjes së Kasmit.

Më 10 janar 2015, ai dhe kushëriri i tij Amarildo Hoxhallari u arrestuan si porositës të dyshuar të atentatit ndaj Pajtim Serjanit, të ndodhur pesë ditë më parë në Rrugën e Kavajës në Tiranë.

Në atë ngjarje, Serjani mbeti i plagosur. Artur Baze, i cili dyshohej se kishte qëlluar ndaj tij, mbeti i vrarë pasi u qëllua nga efektivi i Policisë Roland Mete.

Fillimisht, Gjykata vendosi ndaj dy kushërinjve Hoxhallari masën e sigurisë prej 20 ditësh “arrest me burg”, për t'i dhënë kohë Prokurorisë të siguronte provat për akuzat.

Por më 1 shkurt 2015, Gjykata e Krimeve të Rënda vendosi lirimin e Aurel dhe Amarildo Hoxhallarit për mungesë provash.

Gjatë seancës, e zhvilluar me dyer të mbyllura, të dy mohuan çdo përfshirje në atentat dhe kërkuan lirimin. Ata pretenduan gjithashtu se nuk ishin arrestuar nga Policia, por ishin paraqitur vetë pranë autoriteteve.

Nga atentati i vitit 2015 te vrasja e Devi Kasmit

Tre vite pas lirimit për çështjen Serjani, emri i Aurel Hoxhallarit doli sërish në një hetim për një ngjarje të rëndë kriminale, këtë herë për vrasjen e Devi Kasmit.

Sipas Policisë, Hoxhallari dyshohet si drejtues i grupit të strukturuar kriminal që organizoi vrasjen, ndërsa personat e tjerë të përfshirë kishin role të ndara në sigurimin e ekzekutorit, mjeteve dhe infrastrukturës së nevojshme.

Hoxhallari u shpall në kërkim ndërkombëtar, ndërsa ndaj tij rëndojnë akuzat e ngritura në kuadër të hetimit për vrasjen e Kasmit.

Kapja e tij pas më shumë se tetë vitesh rikthen në vëmendje jo vetëm dosjen e vrasjes së vitit 2018, por edhe historikun e mëparshëm të përballjes së tij me drejtësinë, përfshirë arrestimin dhe lirimin për mungesë provash në çështjen e atentatit ndaj Pajtim Serjanit. Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Kronike 42-vjeçari shqiptar masakron për vdekje partneren në Itali, kapet në port teksa tentonte të arratisej 16 Gusht 2026, 12:2512:25Kronike “E bëra për vëllanë tim”/ Zbardhen deklarimet, atentati i dështuar në Elbasan dyshohet për hakmarrje 16 Gusht 2026, 12:1712:17Kronike Armë dhe municion në banesë, arrestohet 44-vjeçari në Pogradec 16 Gusht 2026, 11:5911:59Kronike Policinë e lajmëroi bashkëshortja/ Detaje nga tritoli në banesën e Ylli Zallës, dyshime për inskenim 16 Gusht 2026, 11:2311:23Kronike Në kërkim për atentatin e Rinasit, shpërthim tritoli në banesën e Ylli Zallës 16 Gusht 2026, 10:5110:51Kronike Zjarri në hotelin në Vlorë, Ministria e Shëndetësisë: Një paciente në gjendje të rënduar, 4 të tjerë nën monitorim 16 Gusht 2026, 10:1410:14Kronike