Policia rumune ka arrestuar Aurel Hoxhallarin, i shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasjen e Devi Kasmit në janar 2018. Ai e organizoi vrasjen me grupin dhe killerin grek Efthimios Efthimiu, ish-polic special në vendin fqinj. GJKKO e dënoi me burg përjetë për këtë vepër. Njoftimi i policisë: LEXO edhe...NATO rrëzon një dron në hapësirën ajrore të Rumanisë! Ukraina lëshon mbi 600 të tillë drejt Moskës Në Rumani, autoritetet rumune kanë bërë arrestimin, me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë, të shtetasit të shpallur në kërkim ndërkombëtar A. H., 49 vjeç, lindur në Tiranë. Shtetasi A. H. ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, në prill të vitit 2018, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprat penale “Vrasje me paramendim”, “Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”, “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal”. Më datë 29.01.2018, në rrugën “Kongresi i Manastirit”, Tiranë, dyshohet se shtetasi A. H., në bashkëpunim me një shtetas grek dhe shtetas të tjerë, të organizuar në formën e një grupi të strukturuar kriminal, kanë vrarë me armë zjarri shtetasin shqiptar D. K. Në banesat e tyre, Policia sekuestroi 9 armë zjarri, 130 kg lëndë narkotike (kanabis), si dhe një numër të madh bimësh kanabisi. Interpol Tirana, në bashkëpunim me homologët spanjollë dhe rumunë, vijon veprimet për finalizimin e procedurave për ekstradimin e këtyre shtetasve. Lajm në përditësim... P.J/ReportTv.al Rumani devi kasmi GJKKO aurel hoxhallari Komento Komente Sondazhi i ditës: Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri? Politika 59.3% Shoqëria 23.9% Social media 16.8% Vota total: 1148 Sondazhi i ditës: Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri?

