Lajme Zone
Shoferin e zuri gjumi në timon, autobuzi me pelegrinë polakë përmbyset në Hungari, 12 të vdekur dhe 10 të plagosur rëndë
BotëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Shoferin e zuri gjumi në timon, autobuzi me pelegrinë polakë përmbyset në Hungari, 12 të vdekur dhe 10 të plagosur rëndë

Mjeti doli nga autostrada dhe u përmbys gjatë kthimit nga një pelegrinazh në Bosnjë dhe Hercegovinë. Dyshimet e para janë se shoferin e kishte zënë gjumi.

Dymbëdhjetë persona humbën jetën pasi një autobuz me pelegrinë polakë u përmbys në autostradën M3 në Hungari, gjatë kthimit nga një pelegrinazh në Međugorje, në Bosnjë dhe Hercegovinë. Sipas policisë hungareze, aksidenti ndodhi rreth orës 01:00 pranë qytetit Mezokeresztes, kur autobusi doli nga rruga, përfi në një kanal dhe u përmbys. Raportet e para tregojnë se shoferin mund ta ketë zënë gjumi. Ai i mbijetoi aksidentit dhe u ndalua nga autoritetet. LEXO edhe...Përplasi për vdekje 7-vjeçarin, Gjykata e Apelit lë në ‘arrest shtëpie’ regjisorin Petri Bozo Në autobus udhëtonin 57 pasagjerë dhe dy shoferë. Ministria e Jashtme e Polonisë tha se pothuajse të gjithë të mbijetuarit u dërguan në spitalet e Egerit, Debrecenit dhe Miskolcit. Dhjetë persona janë në gjendje të rëndë, ndërsa shërbimi hungarez i ambulancës njoftoi se 37 të tjerë kanë marrë lëndime të lehta. Pas aksidentit, presidenti i Polonisë, Karol Nawrocki, u shprehu ngushëllime familjeve të viktimave. Edhe kryeministri i Hungarisë, Peter Magyar, falënderoi ekipet e emergjencës që morën pjesë në operacionin e shpëtimit. Ndërkohë, ministri polak i Infrastrukturës, Dariusz Klimczak, tha se do të forcohen kontrollet ndaj autobusëve dhe respektimit të orëve të punës së shoferëve. Pronari i kompanisë së transportit deklaroi se autobusi drejtohej nga dy shoferë me përvojë. U.D/ReportTv.al poloni Hungari aksident me vdekje medjugorje Komento Komente Sondazhi i ditës: Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri? Politika 59.3% Shoqëria 23.9% Social media 16.8% Vota total: 1148 Sondazhi i ditës: Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri?