Lajme Zone
Aksident i frikshëm në Paraguai/ Kamioni me frena të prishura përplaset me disa makina në semafor, tre të vdekur
BotëTop Channel

Aksident i frikshëm në Paraguai/ Kamioni me frena të prishura përplaset me disa makina në semafor, tre të vdekur

Një aksident i tmerrshëm trafiku në të cilin humbën jetën tre persona ndodhi të shtunën në mbrëmje në një autostradë në rajonin Pedroso të Paraguait.

Një aksident i tmerrshëm trafiku në të cilin humbën jetën tre persona ndodhi të shtunën në mbrëmje në një autostradë në rajonin Pedroso të Paraguait. Aksidenti ndodhi pak pas orës 8 të mbrëmjes kur një kamion që transportonte tulla me destinacion Asuncionin pësoi defekt në frena dhe u përplas me automjete të ndaluara në semafor. TRAGEDIA EN PEDROZO: CONFIRMAN TRES FALLECIDOS TRAS VIOLENTO ACCIDENTE

Un camión que transportaba ladrillos habría quedado sin frenos y protagonizó una colisión múltiple en Pedrozo, Ypacaraí.

El vehículo impactó contra cuatro automóviles y luego embistió una vivienda, donde… pic.twitter.com/wzg1O55LWu

— Lucas Junes (@lucasivanjunes) August 16, 2026 Pavarësisht përpjekjes së shoferit për ta kthyer kamionin majtas për të shmangur përplasjen, kjo nuk u bë e mundur, duke rezultuar në përplasjen e tij me tre automjetet e ndaluara. Sipas mediave lokale, përveç tre personave që humbën jetën, u plagosën edhe 10 pasagjerë të tjerë në automjete.

Shpejtësia e kamionit, pa frena, ishte e tillë që thuhet se u ndal 80 metra pasi goditi automjetet.

Aksidenti shkaktoi gjithashtu një zjarr dhe një ndërprerje të energjisë elektrike në zonën ku ndodhi tragjedia. Top Channel