Lajme Zone
U përplas nga polici në mes të asfaltit/ Flet për herë të parë i riu: Jam i traumatizuar, kam dhimbje
PolitikëCNA
Ky artikull është pjesë e një historie me 6 burime — Krahaso mbulimin →

U përplas nga polici në mes të asfaltit/ Flet për herë të parë i riu: Jam i traumatizuar, kam dhimbje

Të rinjtë në Durrës janë mbledhur sot për të protestuar pa...

Muhamet Skana, 21-vjeçari që u përplas me forcë në mes të asfaltit nga polici, ka reaguar për herë të parë pas ngjarjes.

Ai ndodhet në spitalin e Traumës dhe shprehet se ndihet në ankth dhe i traumatizuar nga ajo që ndodhi dje para Ministrisë së Arsimit. “Shpresoj që s’kam gjë. Më dhimbte shumë. Isha i trullosur, nuk mbaj mend, vetëm jam larguar të mos më kapnin, se nuk po dija më çfarë të bëja. Nuk më kujtohet asgjë fare. Nuk e mbaj mend çfarë ka ndodhur aty fare. E kam parë tani atë videon e momentit që më goditën, por më shkakton më shumë ankth. Ndihem edhe më shumë i traumatizuar kur shoh veten në atë gjendje. Më dhemb pjesa e kurrizit, nuk di ta shpjegoj çfarë kam, me dhemb në fund të shpinës fort, edhe koka, edhe këmbët, krahët, nuk e di më ku më dhemb”, tha Skana. Më tej familjarët kanë rrëfyer situatën e paprecedentë me policinë. “E kanë çuar në komisariat, e kanë mbajtur për 3 orë. Dhe ambulanca ka ardhur në komisariat. E kemi kërkuar ne ambulancën që ka ardhur në komisariat. E kanë mbajtur në Komisariat, edhe këtu e kanë shoqëruar me policë, ishin policët deri në orën 8-9 derisa hoqën dorë. Fat që nuk ka pasur dëmtim tjetër, se për 3 orë që e kanë mbajtur në komisariat mund të kishte mbetur atje. Ka qenë mrekulli, e ka ruajtur zoti”, tha e motra e Muhamet Skanës./ CNA Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.