Lajme Zone
Tensionet te Ministria e Arsimit/ Lëndohet një polic, mbërrin ambulanca
PolitikëTop Channel

Tensionet te Ministria e Arsimit/ Lëndohet një polic, mbërrin ambulanca

Përshkallëzohen tensionet gjatë protestës para Ministrisë së Arsimit në Tiranë.

Përshkallëzohen tensionet gjatë protestës para Ministrisë së Arsimit në Tiranë. Një efektiv policie raportohet se është lënduar, ndërsa në vendngjarje ka mbërritur ambulanca për t’i dhënë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Situata para Ministrisë së Arsimit është tensionuar, pas përplasjeve mes protestuesve dhe forcave të policisë.

Gjatë incidenteve, një efektiv policie ka mbetur i lënduar, ndërsa shërbimet e urgjencës kanë mbërritur në vendngjarje për t’i ardhur në ndihmë.

Më herët, protestuesit kanë hedhur gurë në drejtim të efektivëve, ndërsa policia është kundërpërgjigjur me ujë. Top Channel