Lajme Zone
“Rama në burg, Berisha në burg”/ Zjarr, tym dhe kaos, çfarë po ndodh para Ministrisë së Arsimit
PolitikëPamfleti

“Rama në burg, Berisha në burg”/ Zjarr, tym dhe kaos, çfarë po ndodh para Ministrisë së Arsimit

“Rama n’burg, Berisha n’burg”, kanë brohoritur protestuesit, duke vendosur në të njëjtën thirrje kryeministrin dhe liderin e opozitës.

Protestë dhe kaos para Ministrisë së Arsimit Protestuesit e maskuar shkulën kangjellat para Ministrisë së Arsimit, u vunë flakën koshave të mbeturinave dhe hodhën në oborrin e ministrisë një valixhe të djegur, si simbol të emigrimit. Të rinjtë brohoritën “Rama në burg, Berisha në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kryeministrit dhe liderit të opozitës. Protesta e sotme e të rinjve para Ministrisë së Arsimit është shoqëruar me tensione, përplasje me policinë dhe thirrje të drejtpërdrejta kundër Edi Ramës dhe Sali Berishës.

“Rama n’burg, Berisha n’burg”, kanë brohoritur protestuesit, duke vendosur në të njëjtën thirrje kryeministrin dhe liderin e opozitës.

Të rinjtë që kanë dalë në rrugë nuk po i drejtojnë thirrjet vetëm kundër qeverisë së Edi Ramës, por edhe kundër Sali Berishës, i cili prej vitesh kërkon të rikthehet në pushtet. Pas rreth një ore tubim, situata para Ministrisë së Arsimit është tensionuar. Disa protestues të maskuar kanë shkulur kangjellat anës rrugës dhe i kanë vendosur përballë efektivëve të policisë, duke krijuar një pengesë mes tyre. Protestuesit u kanë vënë flakën disa koshave të mbeturinave, ndërsa një valixhe e djegur është hedhur në oborrin e ministrisë. Menjëherë ka ndërhyrë policia dhe i ka fikur. Valixhja është përdorur si simbol i emigrimit, një prej çështjeve që lidhet drejtpërdrejt me të ardhmen e të rinjve shqiptarë. Por protesta nuk ka pasur vetëm episode tensioni. Që në fillim, pjesëmarrësit kanë kërkuar përgjegjësi nga drejtuesit e policisë për një incident të një dite më parë, kur, sipas raportimit, një efektiv shtyu me forcë një protestues 21-vjeçar.

“Ku është komandanti? Të vijë të marrë përgjegjësinë për vartësin e vet që hodhi dikë në rrugë. Nuk duhet të rrihen njerëzit”, ka deklaruar një protestues.

Sot është dita e 5-të e revoltë. Një natë më parë, protesta u shoqërua me kaos, shkëmbim gurësh dhe përdorim të gazit lotsjellës. protestë dhe kaos 1792231981 valixhjaprotestatkunderqeverise 764 430 900 0 1792233407x17 tetor ditari ora 1100 cl 0001 frame 41914 750 6ad352d1b6584 0 450 900 0 1792233408x17 tetor ditari ora 1100 cl 0001 frame 40857 715 6ad352d183499 0 450 900 0 1792233407x17 tetor ditari ora 1100 cl 0001 frame 44895 513 6ad352d14bf63 Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Aktualitet Nga barrikadat te flakët, të rinjtë bllokojnë Rrugën e Durrësit me kosha mbeturinash 17 Tetor 2026, 12:2812:28Aktualitet “Mirela Kumbaro duhet të jepte dorëheqjen", eksperti i arsimit: Studentët janë braktisur dhe dhunuar! 17 Tetor 2026, 12:2512:25Aktualitet “S’duam negociata, duam dorëheqjen e Ramës!”/ Studenti apel prindërve: Fëmijët po lajnë gabimet tuaja, dilni në protestë 17 Tetor 2026, 12:2412:24Aktualitet Protestuesit i vënë flakën valixhes, e hedhin brenda Ministrisë së Arsimit 17 Tetor 2026, 12:1912:19Aktualitet Nga Brescia në protestën e Tiranës, shqiptari i diasporës: Nuk duam që të rinjtë të kenë fatin tonë 17 Tetor 2026, 12:1112:11Aktualitet Nisin tensionet para Ministrisë së Arsimit, protestuesit shkatërrojnë trotuaret dhe bllokojnë rrugën me kangjella 17 Tetor 2026, 12:0512:05Aktualitet