Lajme Zone
Betejë në Rrugën e Durrësit/ Policia ndërhyn me ujëhedhëse e gaz, të rinjtë nuk tërhiqen
PolitikëPamfleti

Betejë në Rrugën e Durrësit/ Policia ndërhyn me ujëhedhëse e gaz, të rinjtë nuk tërhiqen

Pavarësisht ndërhyrjes së forcave të rendit me ujë me presion dhe gaz lotsjellës, të rinjtë nuk janë tërhequr nga protesta, ndërsa përplasjet kanë vijuar përgjatë aksit kryesor dhe rrugicave përreth tij.

Protesta Prej pothuajse dy orësh, studentë, gjimnazistë dhe qytetarë po përballen me forcat e policisë në Rrugën e Durrësit në Tiranë. Policia ka ndërhyrë me automjete ujëhedhëse dhe gaz lotsjellës, ndërsa protestuesit janë kundërpërgjigjur me gurë dhe mjete të forta. Raportohet edhe për përdorimin e molotovëve dhe për të paktën një person të lënduar... Vijojnë tensionet dhe përplasjet mes policisë dhe protestuesve në Rrugën e Durrësit në Tiranë, ku prej pothuajse dy orësh po zhvillohet protesta e studentëve, të cilëve u janë bashkuar edhe gjimnazistë dhe qytetarë të kryeqytetit.

Pavarësisht ndërhyrjes së forcave të rendit me ujë me presion dhe gaz lotsjellës, të rinjtë nuk janë tërhequr nga protesta, ndërsa përplasjet kanë vijuar përgjatë aksit kryesor dhe rrugicave përreth tij.

Policia ka përdorur dy automjete ujëhedhëse për të shpërndarë protestuesit, ndërsa këta të fundit kanë hedhur gurë dhe mjete të tjera të forta në drejtim të efektivëve. Gjatë përplasjeve, protestuesit kanë hedhur edhe molotovë në drejtim të automjeteve ujëhedhëse.

Sipas raportimeve nga vendngjarja, të paktën një protestues ka mbetur i lënduar, ndërsa ende nuk ka të dhëna të konfirmuara për gjendjen e tij. Ndërkohë, policia ka ngritur kordone sigurie dhe ka bllokuar hyrjet drejt Rrugës së Durrësit, duke penguar qytetarët e tjerë që të bashkohen me protestuesit.

Një pjesë e të rinjve ka mbetur e izoluar në rrugicat e lagjeve përreth, ku efektivët e policisë kanë vendosur kordone dhe nuk po i lejojnë të dalin në aksin kryesor. Pjesa tjetër e protestuesve vijon përballjen me forcat e rendit në rrugë.

Për të shpërndarë turmën, policia po përdor sasi të mëdha gazi lotsjellës dhe ujë me presion. Nga vendngjarja raportohet gjithashtu se efektivët kanë përdorur edhe plumba gome, por ky informacion ende nuk ka marrë konfirmim zyrtar.

Tymi dhe gazi lotsjellës kanë mbuluar zonën ku po zhvillohen përplasjet, ndërsa policia po vijon ndërhyrjen për të marrë kontrollin e Rrugës së Durrësit.

Deri tani nuk ka një bilanc zyrtar për numrin e personave të lënduar apo të shoqëruar nga policia, ndërsa protestuesit vijojnë të qëndrojnë në zonë pavarësisht ndërhyrjes së forcave të rendit. protesta gazlotsjelles Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Aktualitet "Protestuesit të ruhen nga të infiltruarit", ish-ministri Lleshaj ngre alarmin: Mund të ketë shërbime të huaja, por ku janë institucionet tona? 17 Tetor 2026, 13:3613:36Aktualitet Panda sfidon policët me kërcim, mesazhi i fortë para Ministrisë së Arsimit 17 Tetor 2026, 13:3813:38Aktualitet Protesta te Ministria e Arsimit, qytetarët-policëve: Po helmoni fëmijët tanë me gaz, bashkohuni me ne! 17 Tetor 2026, 13:3113:31Aktualitet Reuters: Rama përballet me revoltën e brezit të ri, deputetja 25-vjeçare del kundër tij! 17 Tetor 2026, 13:2813:28Aktualitet Çfarë po ndodh me sigurinë e Ramës? RENEA i bashkohet eskortës së kryeministrit (Video) 17 Tetor 2026, 13:2813:28Aktualitet Tensione në protestë, qëllohet me plumba gome ndaj studentëve 17 Tetor 2026, 13:1613:16Aktualitet