Studentët janë përpjekur t'u shpjegojnë efektivëve se protesta e tyre lidhet me kushtet e vështira në të cilat ndodhen dhe se pakënaqësia e tyre nuk është e drejtuar ndaj punonjësve të policisë... Pas një dite të gjatë protestash, të shoqëruara me tensione, përplasje me policinë dhe akte dhune në rrugët e kryeqytetit, situata duket se është qetësuar. Studentët dhe efektivët e policisë kanë lënë pas përplasjet, duke zhvilluar një bisedë të qetë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
Pas rreth 10 orësh protestë, gjatë së cilës nuk munguan tensionet mes studentëve dhe forcave të rendit, situata në kryeqytet duket se i është rikthyer qetësisë.
Pas ndërhyrjes së policisë për shpërndarjen e protestuesve nga bulevardi, studentët u zhvendosën në rrugë të ndryshme të qendrës së Tiranës, ku gjatë marshimit pati momente rrëmuje dhe u dogjën stola e karrige.
Megjithatë, pas marshimit të tensionuar, protestuesit janë rikthyer sërish në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ku këtë herë është regjistruar një atmosferë krejt ndryshe nga ajo e orëve të mëparshme.
Studentët janë afruar pranë efektivëve të policisë, duke u ofruar cigare, ujë dhe duke shtrënguar duart me ta, në një gjest pajtimi pas përplasjeve të ditës.
Më pas, mes studentëve dhe policëve ka nisur një diskutim lidhur me veprimet e dhunshme dhe tensionet që kanë shoqëruar protestën.
Gjatë bisedës, studentët janë përpjekur t'u shpjegojnë efektivëve se protesta e tyre lidhet me kushtet e vështira në të cilat ndodhen dhe se pakënaqësia e tyre nuk është e drejtuar ndaj punonjësve të policisë.
Ata kanë theksuar gjithashtu se e duan qytetin dhe nuk dëshirojnë ta dëmtojnë apo shkatërrojnë atë. Megjithatë, sipas tyre, fakti që prej më shumë se 140 ditësh nuk kanë gjetur zgjidhje për shqetësimet e tyre i ka shtyrë drejt përshkallëzimit të protestës. Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Aktualitet Katër ditë protesta të dhunshme, Shabani: Kemi administruar ankesa, çdo rast po verifikohet 16 Tetor 2026, 20:1320:13Aktualitet Protestuesit u vënë flakën stolave në qendër të kryeqytetit, policia ndërhyn me gaz lotsjellës! 16 Tetor 2026, 19:5419:54Aktualitet Protestuesit sulmojnë për të dytën ditë radhazi një bankë, nxjerrin karriget dhe u vënë flakën në rrugë 16 Tetor 2026, 19:4319:43Aktualitet “Edi, çoje vendin në zgjedhje”/ Murrizi ‘shpërthen’ ndaj Spiropalit: Boll se na hape barkun, shërbëtore e Ramës! 16 Tetor 2026, 19:2019:20Aktualitet Protestuesit marshojnë në rrugët e Tiranës, flakë dhe përplasje me policinë; rikthehet tensioni në bulevard 16 Tetor 2026, 19:2019:20Aktualitet Policia ndërhyn pas protestave në Vlorë, disa studentë merren nga banesat dhe shoqërohen në komisariat 16 Tetor 2026, 19:0719:07Aktualitet

