Mirela Kumbaro Më shumë se këdo tjetër dhuna në Tiranë ka shpëtuar ministren e Arsimit Mirela Kumbaro, një nga zyrtaret më të lakuara për afera korruptive, krime mjedisore, pastrim parash në pallate, përmes Arben Muçobegës, si dhe për betonizimin e zonave të mbrojtura, ku mori edhe nofkën ‘pika e vockël’. Një protestë e studentëve për disa kërkesa të drejta dhe elementare, u kap me shpejtësi nga falangat e vjetra politike, duke prodhuar një valë dhune të paprecedentë në Tiranë. Kapja dhe devijimi i protestës së studentëve në anarki, më shumë se sa qeverinë, dëmtoi vetë kauzën e studentëve. Më shumë se këdo tjetër dhuna në Tiranë ka shpëtuar ministren e Arsimit Mirela Kumbaro, një nga zyrtaret më të lakuara për afera korruptive, krime mjedisore, pastrim parash në pallate, përmes Arben Muçobegës, si dhe për betonizimin e zonave të mbrojtura, ku mori edhe nofkën ‘pika e vockël’.
Devijimi i protestës së studentëve në dhunë masive dështoi edhe objektivin më minimal, që ishte dorëheqja e ministres Kumbaro, pjesë e të katër qeverive të Edi Ramës që nga viti 2013. Teksa studentët protestojnë për koston e papërballueshme të jetesës, ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro i ka shkolluar fëmijët e saj në Paris dhe Holandë, me para të dyshimta. Vajza Sara Furxhi ka studiuar në Paris, ndërsa Tom Furrxhi në Hollandë, me një kosto mbi 100 mijë euro në vit (tarifa, kosto jetese etj.), deklaruar në vlera më të ulëta për shkak të mosjustifikimit të të ardhurave. Ndërkaq, nëse studentët e zakonshëm, pasi mbarojnë studimet, e kanë të vështirë për t’u punësuar, ku detyrohen të punojnë si kamarierë dhe në call centera, fëmijët e pushtetarëve punësohen në pozicione kyç të administratës publike, si në Bankën e Shqipërisë, ministritë e linjës, Albcontrol etj. Për shembull, djali i ministres së Arsimit është punësuar pranë Agjencisë së Industrisë së Mbrojtes. Sa i takon pasurisë, Mirela Kumbaro posedon të paktën 9 apartamente dhe disa garazhe në emrin e saj dhe të bashkëshortit. Si burim për pasurinë e paluajtshme, Kumbaro deklaron kursimet nga të ardhurat, kryesisht nga rroga e saj dhe e bashkëshortit, Aleksandër Furxhi, drejtues emisioni dhe prezantues lajmesh në TV Vizion Plus.
Apartamentet e Kumbaros
Apartament 128 m2Apartament 95 m2Apartament 119 m2Apartament 108 m2Apartament 87 m2Apartament 69 m2Apartament 92 m2Apartament 55 m2Apartament 103 m2
Të ardhurat familjare, burojnë rreth 60 % nga paga dhe honoraret e bashkëshortit, ndërsa 20% kanë si burim pagën e zonjës Kumbaro. Rreth 10% e të ardhurave totale kanë si burim qiratë nga apartamentet dhe 10% të tjera kanë burime të ndryshme. Ndërkaq, disa raportime mediave kanë ngritur dyshime se ministrja Kumbaro pastron para në pallate përmes prestanomes, Arben Muçobega, me kompaninë Bega 07, e përfshirë në tjetërsimin e pronave publike dhe private, përfshirë edhe zona të mbrojtura./Prapaskena screenshot 20261016 192915 chrome 1024x895 900 0 1754387227xpamja e castit 2025 08 05 024659 551 Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Aktualitet “Nuk ka faj policia, po Edi Rama”, protestuesi përballë efektivëve: Ne përplasemi me ju, përfiton ai 16 Tetor 2026, 20:4620:46Aktualitet Pas protestave të dhunshme, “blindohet” Bashkia e Vlorës, vendosen hekura në dyer dhe dritare 16 Tetor 2026, 20:3720:37Aktualitet Paqe mes policisë dhe protestuesve, studentët: Nuk duam ta shkatërrojmë qytetin, arroganca e Ramës na detyroi! 16 Tetor 2026, 20:3220:32Aktualitet Katër ditë protesta të dhunshme, Shabani: Kemi administruar ankesa, çdo rast po verifikohet 16 Tetor 2026, 20:1320:13Aktualitet Protestuesit u vënë flakën stolave në qendër të kryeqytetit, policia ndërhyn me gaz lotsjellës! 16 Tetor 2026, 19:5419:54Aktualitet Protestuesit sulmojnë për të dytën ditë radhazi një bankë, nxjerrin karriget dhe u vënë flakën në rrugë 16 Tetor 2026, 19:4319:43Aktualitet

