Lajme Zone
Incidenti me Klevis Balliun/ Berisha: U ndërmor si hakmarrje e Ramës, për vezët në Parlament
PolitikëCNA
Ky artikull është pjesë e një historie me 6 burime — Krahaso mbulimin →

Incidenti me Klevis Balliun/ Berisha: U ndërmor si hakmarrje e Ramës, për vezët në Parlament

Kreu i PD-së Sali Berisha gjatë një bashkëbisedimi me ndje...

Kreu i PD-së Sali Berisha gjatë një bashkëbisedimi me ndjekësit në rrjetet sociale komentoi incidentin e djeshëm me deputetin Klevis Balliu në protestë.

Sipas Berishës akti i rrugaçërisë ndaj Balliut u ndërmor nga kryeministri Edi Rama si hakmarrje për vezët në parlament. “Mos harro, ka rryma të ndryshme aty. Ka rryma të cilat janë absolutisht në funksion 24 orë mbi 24 orë me Policinë e Shtetit dhe Edi Ramën.

Ju e dëgjuat aktin e rrugaçërisë ndaj deputetit Klevis Balliu, i cili që nga dita e parë e protestës është në protestë me studentët.

Çfarë ishte ajo që t'ua them unë ju?

Ajo u ndërmor nga një person që para syve të tij u bëri thirrje studentëve të largoheshin nga bulevardi. Thirrje të tillë bën me megafon policia që ta dini ju, kush ka qenë në protestë e ka parasysh.

Dhe kur e pa që u kuptua, ndërmori aktin. Ai ishte me mision sigurisht, sepse Edi Rama u hakmor në mënyrë primitive për vezët që hëngri në Parlament.

Po i them Edi Ramës se me rrugën e hakmarrjes mund të paguash çmimin më të tmerrshëm.

Prandaj, hiq dorë nga hakmarrja!

Pra, nuk përfaqëson asgjë nga studentët e vërtetë”, tha Berisha. Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.