Lajme Zone
“Rezistenca bëhet detyrim”, tifozët e Tiranës braktisin ndeshjen. Dalin në mbështetje të protestave
PolitikëCNA

“Rezistenca bëhet detyrim”, tifozët e Tiranës braktisin ndeshjen. Dalin në mbështetje të protestave

Kreu i PD-së Sali Berisha gjatë një bashkëbisedimi me ndje...

Protestat masive, që kërkojnë largimin e kryeministrit Edi Rama, kanë pushtuar kryeqytetin dhe disa qytete të vendit.

Në mbështetje të protestave në vend, kanë dalë edhe disa tifogrupe. Së fundmi, ultrasit e Tiranës “Tirona Fanatics”, shpalosën një banderolë në duelin me Laçin.

"Kur padrejtësia bëhet ligj, rezistenca bëhet detyrim”, shkruhej në banderolë. Pas kësaj, tifozët u larguan nga stadiumi në minutën e pestë, duke dalë në krahun e protestave.

Më herët, ultrasit e Partizanit “Guerrils” dolën me deklaratë, duke kërkuar bashkim me tifogrupet e tjera, për të dalë në mbështetje të protestuesve.

Po ashtu, tifozët e Vllaznisë, deklaruan bojkot të ndeshjeve, duke dalë në krahun e protestave. Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.