Lajme Zone
Protestat/ Forumi i Dialogut Politik propozon qeveri kujdestare dhe zgjedhje të reja: Shqipëria nuk duhet të humbasë trenin e integrimit në BE
PolitikëBalkanWeb

Protestat/ Forumi i Dialogut Politik propozon qeveri kujdestare dhe zgjedhje të reja: Shqipëria nuk duhet të humbasë trenin e integrimit në BE

Forumi i Dialogut Politik propozon krijimin e një qeverie kombëtare kujdestare, të përbërë nga personalitete publike dhe ekspertë, si një mënyrë për kapërcimin e krizës politike dhe përshpejtimin e procesit të integrimit evropian të Shqipërisë.

Forumi i Dialogut Politik propozon krijimin e një qeverie kombëtare kujdestare, të përbërë nga personalitete publike dhe ekspertë, si një mënyrë për kapërcimin e krizës politike dhe përshpejtimin e procesit të integrimit evropian të Shqipërisë. Në një deklaratë publike, forumi shprehet se vendi ndodhet në një krizë të thellë dhe akuzon qeverinë se, duke injoruar dhe sulmuar protestën qytetare, është kthyer në pengesën kryesore për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Propozimi i dytë i Forumit të Dialogut Politik lidhet me përgatitjen e kushteve ligjore dhe kushtetuese për organizimin e zgjedhjeve të reja, të lira dhe të barabarta, pas mbylljes së kapitujve të negociatave me BE-në. “Shqipëria nuk mund të humbasë edhe një tren tjetër drejt familjes evropiane për hir të karriges së pushtetit të një mazhorance që ka pasur 14 vjet kohë për ta përmbyllur me sukses këtë proces”, thuhet në deklaratë. DEKLARATA

FORUMI I DIALOGUT POLITIK Shqipëria është në krizë të thellë. Duke injoruar dhe sulmuar protestën qytetare, qeveria është kthyer në pengesën kryesore për integrimin e Shqipërisë në BE.

Në këto kushte, FORUMI I DIALOGUT POLITIK propozon:

1. Krijimin e një qeverie kombëtare/kujdestare, të përbërë nga personalitete publike dhe ekspertë, për kapërcimin e krizës dhe përshpejtimin e mbylljes së kapitujve të negociatave me BE-në.

2. Përgatitjen e kushteve ligjore dhe kushtetuese për organizimin e zgjedhjeve të reja, të lira dhe të barabarta, pas mbylljes së kapitujve.

Shqipëria nuk mund të humbasë edhe një tren tjetër drejt familjes evropiane për hir të karriges së pushtetit të një mazhorance që ka pasur 14 vjet kohë për ta përmbyllur me sukses këtë proces. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: deklarata Forumi i Dialogut Politik