Lajme Zone
Tirana po digjet/ Gazetarja: Pse Rama nuk shpall gjendjen e emergjencës dhe nuk mbledh parlamentin
PolitikëCNA

Tirana po digjet/ Gazetarja: Pse Rama nuk shpall gjendjen e emergjencës dhe nuk mbledh parlamentin

Protesta e pestë e të rinjve në kryeqytet vijon para Minis...

Gazetarja Ola Xama ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama i cili bëri me dije se çdo biznes i dëmtuar mund të regjistrojë dëmet e tij përmes portalit e-albania.

Gazetarja thekson se Tirana po digjet dhe kryeministri nuk ka ndërmarrë asnjë akt për këtë gjë, nuk ka mbledhur as parlamentin dhe nuk ka shpallur as gjendjen e jashtëzakonshme. “Sot kryeministri doli sërish për të treguar “dëmin që duart e pista mes protestuesve” (siç e perifrazoi vetë) kishin bërë ndaj një biznesi. Patjetër që “mbreti” me zemërgjërësinë e tij kishte vendosur që çdo dëm i shkaktuar të merret përsipër dhe të paguhet nga shteti.

Një inciativë të tillë disa mund ta konsiderojnë të drejtë, e të tjerë jo. Por ajo që duket si thelbësisht e gabuar është se në menyren e drejtimit te shtetit Edi Rama nuk ka bërë asnjë reflektim dhe pse prej disa ditësh Tirana po digjet.

Duke qene se nuk eshte shpallur gjendje emergjence apo situate e jashtezakonshme, ne cilin ligj e mbeshtet Edi Rama kete vendim? Nuk dime qe parlamenti te jete mbledhur ditet e fundit e te kete miratuar ndonje ndryshim te tille. Nuk ka asnje njoftim per shpalljen e ndonje akti normativ qe mbulon demet, por dhe sikur te jete marre ne mesnate, nuk ka gje te publikuar ne Fletore Zyrtare qe e ben aktin te hyje ne fuqi!

Atehere mbi cfare baze ligjore veproi Agjencia Kombetare e Shoqerise se Informacionit per te punuar ne menune e e-Albania dhe te ofroje sherbimin e ri “Demi im”? Duke qene se punonjesit e AKSHI-t kane rolin e supervizorit dhe sherbimet kontraktohen te privati, cila kompani e beri kete pune dhe kur u lidh kontrata? Mbi cfare akti? Mbi fjalen e kryeministrit?

Po fondi per demshperblimin e demeve sa eshte? Se as vete qeveria nuk e di per sa kohe kerkon vetedeklarim nga biznesi dhe protestat nuk kane perfunduar ende. Atehere si e merr nje vendim te tille pa e ditur faturen, pa marre mendimin e Ministrise se Financave dhe pa bere ndryshimet ne buxhet?

Edi Rama po akuzohet cdo dite se po qeveris vendin si ta kete shtetin e tij personal, vetem se parate qe po i shperndan nuk jane te tijat, por te atyre qe kane dale ne shesh.

Duke qene se nuk po ben kthim pas ne filozofine e drejtimit, ai nuk ka me asnje besueshmeri dhe nuk do te ishte cudi qe dhe keto fondet qe po jepen per te demshperblyer biznesin te perfjne ne xhepat e rrethit te tij te taksidareve, sic perfunduan te rrethi i oligarkeve parate e rindertimit, ndersa shumica e te demtuarve nga termeti nuk e pane kurre shtepine e premtuar”, shkruan Xama. Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.