Kryedemokrati Sali Berisha ka konfirmuar se Partia Demokratike do të marrë pjesë në zgjedhjet lokale të vitit të ardhshëm. “PD do të marrë pjesë në zgjedhjet lokale”, tha Berisha në një konferencë për mediat nga selia e PD-së. Ftesë Berisha kishte për të gjithë demokratët, që t’i bashkoheshin protestës së studentëve të paralajmëruar për nesër. LEXO EDHE:Presidenti Begaj dekreton 9 majin për zgjedhjet vendore të 2027! “PD fton të gjithë anëtarët, anëtaret, mbështetësit e saj nga mbarë vendi në protestë kombëtare të fuqishme në mbështetje të revoltës studentore”, theksoi Berisha. Sipas Berishës, mazhoranca socialiste është e tmerruar prej tij, prandaj edhe sot ai u përjashtua nga punimet e Kuvendit me 10 ditë. “Frika dhe tmerri nga PD dhe Sali Berisha i shtyn ata të marrin vendime të tilla”, nënvizoi Berisha. Për Berishën, paketa fiskale 2027 është paketa e mjerimit të qytetarëve dhe e shpopullimit të vendit. Sipas tij, paketa fiskale do të shkatërrojë qindra mijëra biznese. “Por unë jam sot këtu për të denoncuar edhe njëherë paketën fiskale të re si paketën e mjerimit të qytetarëve. Si paketën e mbështetjen së oligarkëve dhe miliarderëve. Edi Rama, thuhet se në fshehtësi të plotë edhe nga ministrat e tij, paraqiti dy ditë më parë një paketë në të cilën rrit taksat në total me rreth 200 milionë euro. Me të cilën godet në mënyrë të egër bizneset e vogla, profesionet e lira, klasën e mesme me një rol përcaktues në shërbimet ndaj qytetarëve, familjet e varfra”, shtoi Berisha. Share R.Xh / A.Hl R.Xh Shqiptarja.com TAG: paketa fiskale 2027 paketa fiskale protestat kunder qeverise zgjedhjet vendore 2027 kuvend PD sali berisha Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 0.0 / 5 (0 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Arta: 30/10/2026 14:28 Ik o kerme nuk ka frike njeri nj e 82 vjecar por time qene je edo te jesh njeshpellar qe nuk din gje tjeter dhune gjak e djegje Përgjigju Sondazhi i ditës:
29 Tetor, 18:29
A besoni se TVSH-ja 6 përqind për ushqimet do të reflektohet si duhet në uljen e çmimeve? Po 48.9% Jo 41.4% Nuk e di 9.8% Vota total: 307 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 29 Tetor, 18:29 A besoni se TVSH-ja 6 përqind për ushqimet do të reflektohet si duhet në uljen e çmimeve?
