Gjendja shëndetësore e 21-vjeçarit Muhamed Skana, i cili u sulmua barbarisht nga një efektiv policie gjatë protestës në Tiranë dhe që u mbajt për 3 orë në qeli pa u dërguar në spital, pavarësisht gjendjes së rëndë, është stabilizuar. Report Tv, pas telefonatës me një nga familjarët e tij ka mësuar se i riu po merr ndihmë mjeksore në Spitalin e Traumës në pavionin e Neurokirurgjisë, ku po pritet të normalizohet edhe më tej gjendja e tij shëndetësore. LEXO edhe...Carlo Bollino: Turpi mbi ata që mitizojnë vandalizimin e 'black bloc' dhe jo protestuesit paqësorë Po ashtu mësohet se 21-vjeçari Skana, ka marrë dëmtime në kokë dhe në shtyllën kurrizore. Në një lidhje telefonike familjaria e tij u shpreh se Skana tashmë është në kontroll mjekësor intenisv dhe po shpresohet që situata të normalizohet. Kujtojmë se i riu u sulmua nga një efektiv policie teksa po qëndronte në këmbë. Efektivi i shkoi më vrap dhe e goditi me mburojën e Policisë, duke e rrëzuar në tokë. R.Xh/ReportTv.al protestat kunder qeverise proteste Muhamed Skana Dhune Tirane Komento Komente Sondazhi i ditës: A i mbështesni protestat e dhunshme në vend? Po 18.5% Jo 78.1% Disi 3.5% Vota total: 3628 Sondazhi i ditës: A i mbështesni protestat e dhunshme në vend?
