Deputeti i Partisë Socialiste, Eduart Shalsi ka reaguar lidhur me disa raportime për lidhjen e tij me 46-vjeçarin që u vra mbrëmë në zonën e Komunës së Parisit në Tiranës.
Shalsi ka deklaruar se shtetasi që u humbi jetën nuk ishte shoferi i tij. “Lidhur me lajmin e publikuar në disa media për ngjarjen tragjike në zonën e Komunës së Parisit, dua të sqaroj se informacioni sipas të cilit 46-vjeçari ishte shoferi im është i pavërtetë”, deklaron Shalsi. Siç u bë me dije mbrëmë nga Policia, shtetasi I.H., nga veprimet e para hetimore dhe procedurale të kryera, dyshohet se mund të jetë vetëvrarë./CNA Lajme ekskluzive nga CNA
Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.

