Lajme Zone
PolitikëBalkanWeb
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

Studentët në bulevard dhe në kohë shiu, Mërtiri: Populli nuk e do këtë qeveri! Pronari i vendit janë qytetarët


Analisti Ergys Mërtiri komentoi protestën e studentëve kundër qeverisë.

Analisti Ergys Mërtiri komentoi protestën e studentëve kundër qeverisë. Mërtiri theksoi se populli shqiptar nuk e do këtë qeveri. Ai shtoi se pronari i vendit janë qytetarët. Mërtiri nënvizoi se duhet që të ketë zgjedhje të parakohshme. Pedagogu Ergys Mërtiri: Jemi në nivel dramatik. Kemi një qeverisje, që populli nuk e do. Qeveria nuk ikën me pretendimin se ka fituar zgjedhjet, nuk pranon as të bëjë zgjedhje. Populli nuk e do qeverisjen. Shkollat nuk po funksionojnë siç duhet. Pakënaqësia është e qartë dhe nuk mund të qeverisësh dot një popull që nuk të do dhe të kërkon që të ikësh. Ky popull që ia ka dhënë 83 mandate, thotë se dua të rinegocioj kontratën. Pronari i vendit është populli, nuk është kryeministri. Kryeministri e ka punësuar. Ne jemi duke vënë në dyshim që kryeministri nuk i ka këto mandate dhe mënyrat sesi ka marrë mandatet. Qeveria vazhdon me skandalet e tmerrshme, kemi pasur skandalin e Ballukut, të Vlora Hysenit, të Ergys Agasit, të Ermal Beqirit, Rama ka më pak se 50 përqind të votave, por ka këto mandate për shkak të Kodit Elektoral. Çfarë dialogu do kryeministri Rama, kur ka përdorur vetëm dhunë ndaj qytetarëve me policinë politike.

Kryeministri duhet që të japë llogari. Është kryeministër që nuk jep llogari, por kërkon llogari nga të gjithë, iu kërkon llogari studentëve dhe i kërcënon, duke iu thënë se do të keni gjoba, nuk do dilni jashtë vendit. Bën kërcënime frikacake. Nuk ka më dialog, tani duhet që kryeministri të bindet. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: dhuna Ergys Mërtiri policia protesta studentet