Lajme Zone
Turizmi është në duart e krimit, Berisha: Rama ka tentakulat e tij kudo, Shqipëria po bëhet vend ku vriten turistët
PolitikëPolitiko
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

Turizmi është në duart e krimit, Berisha: Rama ka tentakulat e tij kudo, Shqipëria po bëhet vend ku vriten turistët

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka vijuar akuzat ndaj qeverisë pas ngjarjeve kriminale të regjistruara gjatë sezonit turistik, duke e cilësuar situatën si “përgjakje të sezonit”. Në një prononcim për mediat, Berisha tha se përgjegjësinë direkte për situatën e sigurisë e mban drejtori i Përgjithshëm i Policisë dhe struktura që ai drejton, por akuzoi edhe drejtuesit politikë për atë që e c

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka vijuar akuzat ndaj qeverisë pas ngjarjeve kriminale të regjistruara gjatë sezonit turistik, duke e cilësuar situatën si “përgjakje të sezonit”. Në një prononcim për mediat, Berisha tha se përgjegjësinë direkte për situatën e sigurisë e mban drejtori i Përgjithshëm i Policisë dhe struktura që ai drejton, por akuzoi edhe drejtuesit politikë për atë që e cilësoi si depërtim të krimit në sektorin e turizmit.

“Pa diskutim që në plan të parë është drejtori i Përgjithshëm i Policisë dhe linja e tij. Por të garantoj që, Saranda dhe i gjithë bregu, ka tentakulat e Edi Ramës dhe drejtuesve të tjerë të partisë së krimit në parlament, në qeveri dhe kudo”, deklaroi Berisha.

Sipas tij, Policia e Shtetit ka përgjegjësi për garantimin e sigurisë, por nuk po mban përgjegjësi për dështimet e saj.

“Nuk ka diskutim që policia ka përgjegjësi absolute në këtë rast, por këta përgjegjësi nuk ndjejnë”, u shpreh ai.

Berisha kritikoi edhe strukturat e sigurisë që operojnë në ambientet turistike, duke pretenduar se në disa raste ato përbëhen nga persona që, sipas tij, veprojnë në kundërshtim me ligjin.

“Aty, organet e sigurisë në këto lokale janë të përbërë nga rrogëtarë shteti që sillen si banditë që nuk pyesin për asgjë”, tha kreu i PD-së.

Duke iu referuar në mënyrë të drejtpërdrejtë industrisë turistike, Berisha deklaroi se ngjarjet e fundit tregojnë, sipas tij, një kontroll të krimit mbi këtë sektor.

“Turizmi, siç tregon ky rast dhe raste të tjera, është kryesisht në duart e krimit dhe antiligjit”, tha ai.

I pyetur për pasojat që këto ngjarje mund të kenë te turizmi shqiptar, Berisha paralajmëroi dëme të konsiderueshme për imazhin e vendit.

“Pasojat janë shumë negative. Pasojat janë një emër i keq për Shqipërinë si vendi ku vriten turistët. Nuk ka më keq se kaq”, deklaroi ai.

Në vijim, Berisha e ashpërsoi gjuhën ndaj qeverisë, duke e cilësuar Shqipërinë si një vend që, sipas tij, po shndërrohet në rrezik për turistët.

“Gjithnjë e më shumë bëhet e qartë se narkoshteti shqiptar është narkoshteti i krimit, dhe se Shqipëria është një rrezik për ata që vijnë, dhe për jetën e tyre”, përfi Berisha. Kontakto me Politiko në rast se: Mendoni se nuk shkruajmë Shqip Mendoni se kemi bërë shkelje etike Mendoni se kemi bërë CopyPaste Mendoni se kemi bërë FakeNews Doni të postoni nje Lajm