Lajme Zone
Turistja e huaj filmohet duke vjedhur iPhone 16 Pro në një byrektore
EkonomiJOQ Albania

Turistja e huaj filmohet duke vjedhur iPhone 16 Pro në një byrektore

Një rast vjedhjeje është denoncuar në redaksinë e JOQ Albania nga pronari i një byrektoreje në fshatin Shtëpez të Gjirokastrës, ku një kliente e huaj ka vjedhur një telefon celular.

Një rast vjedhjeje është denoncuar në redaksinë e JOQ Albania nga pronari i një byrektoreje në fshatin Shtëpez të Gjirokastrës, ku një kliente e huaj ka vjedhur një telefon celular.

Sipas denoncuesit, telefoni, një iPhone 16 Pro, i përket motrës së tij dhe ishte harruar në tavolinën ku ishin ulur klientet.

Pamjet e kamerave të sigurisë tregojnë momentin kur turistja e huaj, e shoqëruar nga dy vajza më të reja, e merr telefonin në dorë, e kthen nga pas për ta parë dhe më pas e fik, përpara se të largohet.

Byrektorja ka vënë në dispozicion pamjet e kamerave të sigurisë me shpresën se telefoni do të gjendet dhe t’i kthehet pronares. View this post on Instagram A post shared by JOQ Albania (@joqalbania)