Një zjarr ka përfshirë mbrëmjen e sotme zonën pranë tunelit në Ujin e Ftohtë, në Vlorë.
Flakët kanë përfshirë një sipërfaqe të mbuluar me pisha dhe bredha, ndërsa në afërsi ndodhen disa hotele dhe biznese, duke shtuar shqetësimin për përhapjen e zjarrit.
Forcat zjarrfikëse kanë mbërritur në vendngjarje dhe po vijojnë ndërhyrjen për izolimin dhe shuarjen e flakëve.
Situata paraqitet e vështirë për shkak të bimësisë së dendur dhe terrenit të vështirë, ndërsa era mund të favorizojë përhapjen e zjarrit drejt zonave përreth. View this post on Instagram A post shared by JOQ Albania (@joqalbania)

