Lajme Zone
“Kulla 12-katëshe te ish-Parku në Tiranë. Gjurma 23%, por ndërtesa zë mbi 60%”
Të tjeraJOQ Albania

“Kulla 12-katëshe te ish-Parku në Tiranë. Gjurma 23%, por ndërtesa zë mbi 60%”

Një qytetar i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania për të denoncuar një projekt ndërtimi pranë zonës së ish-Parkut në Tiranë, duke ngritur pikëpyetje mbi lejen dhe parametrat urbanistikë të objektit.

Një qytetar i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania për të denoncuar një projekt ndërtimi pranë zonës së ish-Parkut në Tiranë, duke ngritur pikëpyetje mbi lejen dhe parametrat urbanistikë të objektit.

Sipas denoncuesit, bëhet fjalë për një godinë 12-katëshe, ndërsa në dokumentet e projektit rezulton një truall prej rreth 1,101.6 m² dhe një gjurmë ndërtimi prej 262.1 m², ose rreth 23.79%.

Qytetari pretendon se mënyra se si është llogaritur gjurma nuk pasqyron sipërfaqen reale të objektit në nivelet e sipërme. Sipas tij, kati përdhe parashikohet të jetë i hapur dhe i mbështetur në kolona, ndërsa sipërfaqja e kateve të tjera arrin rreth 530 m².

Denoncuesi ngre gjithashtu pikëpyetje për intensitetin e ndërtimit, që në dokumentet e paraqitura rezulton rreth 5.24, si dhe për numrin e kateve dhe distancën nga objektet ekzistuese përreth.

Një tjetër pretendim i ngritur është se në planifikimin fillestar të zonës parashikohej një hapësirë publike/kopsht, ndërsa sipas qytetarit kjo hapësirë është hequr ose është prekur nga zhvillimi i projektit.

“Në zonë, sipas PDV-së, lejoheshin vetëm 11 kate maksimumi, e ky do të bëhet 12 kate”, pretendon denoncuesi, duke kërkuar që dokumentet dhe leja të verifikohen nga institucionet përgjegjëse.

Në materialet e dërguara në redaksi shfaqen dokumente të projektit, planet e vendosjes dhe pamje nga kantieri, ndërsa referohet edhe Vendimi i KKT-së nr. 16, datë 16.07.2025.

Qytetari ngre shqetësimin se ndërtimi mund të ndikojë në ajrosjen, ndriçimin dhe hapësirat e lagjes, veçanërisht për shkak të afërsisë me ndërtesat ekzistuese.

Pretendimet e qytetarit për shkelje të parametrave urbanistikë apo parregullsi në dhënien e lejes nuk përbëjnë në vetvete prova përfundimtare dhe kërkojnë verifikim nga autoritetet kompetente.

JOQ Albania publikon denoncimin dhe dokumentet e dërguara nga qytetari, duke kërkuar transparencë mbi projektin, parametrat e lejes dhe respektimin e planifikimit urban të zonës. Redaksia mbetet e hapur për reagimin e institucioneve dhe subjekteve të përfshira. View this post on Instagram A post shared by JOQ News (@joqnews)