Lajme Zone
EkonomiBalkanWeb
Ky artikull është pjesë e një historie me 5 burime — Krahaso mbulimin →

VIDEO/ Zjarr pranë tunelit në Vlorë, situatë kritike në zonën e Ujit të Ftohtë, shumë pranë zonës edhe disa biznese


Një zjarr ka përfshirë pasditen e kësaj të diele zonën pranë tunelit në Ujin e Ftohtë, në Vlorë, duke krijuar një situatë shqetësuese për shkak të përhapjes së flakëve në një zonë me bimësi të dendur.

Një zjarr ka përfshirë pasditen e kësaj të diele zonën pranë tunelit në Ujin e Ftohtë, në Vlorë, duke krijuar një situatë shqetësuese për shkak të përhapjes së flakëve në një zonë me bimësi të dendur. Flakët kanë përfshirë pisha dhe bredha, ndërsa në afërsi të vatrës së zjarrit ndodhen edhe disa hotele dhe biznese, duke shtuar rrezikun për përhapjen e flakëve drejt zonave të banuara dhe objekteve përreth. Forcat zjarrfikëse kanë mbërritur në vendngjarje dhe vijojnë ndërhyrjen për vënien nën kontroll të zjarrit. Puna e tyre po vështirësohet nga dendësia e bimësisë dhe terreni, ndërsa situata mbetet kritike për shkak të rrezikut që flakët të përhapen më tej. Autoritetet vijojnë monitorimin e zonës dhe ndërhyrjet për izolimin e vatrës, ndërsa ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: Vlore zjarri