Lajme Zone
PolitikëBalkanWeb
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

VIDEO/ Revoltë kundër të gjithë klasës politike, mbyllet protesta e 85-të! “Nesër më shumë”, qytetarët mesazh të qartë: Rama jepe dorëheqjen! Arrestoni Ballukun


Me thirrjet “Nesër më shumë”, “Bashkohuni me ne”, mbyllet protesta e 85 kundër Ramës.

Me thirrjet “Nesër më shumë”, “Bashkohuni me ne”, mbyllet protesta e 85 kundër Ramës. Për të 85-ën ditë me radhë, qytetarët kanë vijuar protestat kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, duke shprehur kundërshtimin e tyre ndaj situatës politike në vend dhe duke kërkuar ndryshime në drejtimin e vendit. Pas fjalimeve të mbajtura pranë Kryeministrisë, protestuesit kanë vijuar marshimin në rrugët kryesore të Tiranës. Gjatë gjithë tubimit, ata kanë përsëritur thirrjet kundër kryeministrit dhe zyrtarëve të qeverisë, duke kërkuar largimin e tyre nga detyra. Mes thirrjeve të dëgjuara gjatë marshimit ishin: “Rama, jep dorëheqjen!”, “Ju erdhi!”, “Arrestoni Ramën!”, “Rama në burg, Berisha në burg!”, si dhe thirrje për arrestimin e ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku. Protestuesit e kanë cilësuar qëndresën e tyre si një revoltë jo vetëm ndaj qeverisë, por edhe ndaj klasës politike në tërësi. Ata shprehen se nuk pranojnë më ndryshime të pjesshme në kabinet, duke kërkuar ndryshim të drejtimit politik të vendit.

Kërkesa kryesore dhe e panegociueshme, sipas protestuesve, mbetet dorëheqja e menjëhershme e kryeministrit Edi Rama. Ata kanë deklaruar se zëvendësimi i ministrave apo ndryshimet brenda kabinetit nuk përbëjnë një zgjidhje për situatën që ata kundërshtojnë.

Me thirrjen “Nesër më shumë”, ata kanë paralajmëruar vijimin e protestave edhe në ditët në vijim.

Për 85 ditë, rrugët e Tiranës janë kthyer në një pikë grumbullimi për qytetarët që kërkojnë largimin e qeverisë dhe ndryshime politike. Organizatorët dhe protestuesit deklarojnë se do të vijojnë qëndresën deri në përmbushjen e kërkesave të tyre. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: edi rama protesta