Lajme Zone
Pas 'Besës', Rama prezanton 'shpikjen' e radhës: 'Pasqyrë Albania' do gjurmojë hallet e qytetarëve!
PolitikëPamfleti
Ky artikull është pjesë e një historie me 6 burime — Krahaso mbulimin →

Pas 'Besës', Rama prezanton 'shpikjen' e radhës: 'Pasqyrë Albania' do gjurmojë hallet e qytetarëve!

Rama e prezantoi idenë pas mbledhjes së zhvilluar këtë të diel në Pogradec me drejtuesit politikë të Partisë Socialiste dhe drejtuesit e komisioneve parlamentare, e cila zgjati rreth shtatë orë.

Edi Rama pas mbledhjes me socialistët në Pogradec Sipas Ramës, “Pasqyrë Albania” do të shërbejë si një hapësirë ku qytetarët do të kenë të pranishme institucionet dhe do të mund të ndjekin se çfarë ndodh me kërkesat, shqetësimet apo ankesat që u drejtojnë atyre. Kryeministri Edi Rama ka prezantuar shpikjen e re, “Pasqyrë Albania”. Pasi e ndriti me “Besën”, kryeministri ka nxjerrë një tjetër emërtim për mekanizmin me të cilin synon të ndryshojë komunikimin e qeverisë dhe institucioneve me qytetarët.

Rama e prezantoi idenë pas mbledhjes së zhvilluar këtë të diel në Pogradec me drejtuesit politikë të Partisë Socialiste dhe drejtuesit e komisioneve parlamentare, e cila zgjati rreth shtatë orë.

Sipas kryeministrit, “Pasqyrë Albania” do të shërbejë si një hapësirë ku qytetarët do të kenë të pranishme institucionet dhe do të mund të ndjekin se çfarë ndodh me kërkesat, shqetësimet apo ankesat që u drejtojnë atyre.

Rama e shpjegoi mekanizmin duke e krahasuar me gjurmimin e një pakoje postare.

“Ambicia është që, më herët se vonë, të arrijmë pikën që çdo kërkesë, çdo shqetësim, çdo hall i qytetarit drejtuar institucioneve të jetë si një pako postale, statusi i së cilës ndiqet në kohë reale nga dërguesi”, tha Rama.

Por “Pasqyrë Albania” nuk ishte shpikja e vetme e diskutuar në Pogradec. Takimi u përqendrua edhe te dokumenti “Besa”, të cilin Rama e ka vendosur në qendër të organizimit të ri politik dhe të raportit të strukturave qeverisëse me qytetarët.

Kryeministri foli gjithashtu për atë që e quajti “ekosistemi i ri i komunikimit të qeverisë”, duke sqaruar se nuk bëhet fjalë vetëm për komunikimin publik, por për mënyrën se si administrata do t'u përgjigjet qytetarëve.

Me “Pasqyrë Albania”, Rama tha se kërkon edhe kontroll mbi institucionet dhe zyrtarët që vonojnë përgjigjet. Sipas tij, sistemi duhet t'i japë mundësi qeverisë të identifikojë përgjegjësitë për çdo kërkesë dhe respektimin e afateve.

“Çdo shkelje afati shihet me lupë”, deklaroi Rama.

"Nga Pogradeci, kur dielli po perëndon mbi liqen, aty ku Lasgushi gjente frymëzimet e veta magjepsëse dhe aty ku ne u përpoqëm të mbledhim së bashku reflektimet e një periudhe pushimesh aktive, të lidhur me sezonin e ri politik, kemi diskutuar për “Besën”, kemi diskutuar për praninë besnike; kemi diskutuar për ekosistemin e ri të komunikimit të qeverisë, jo në kuptimin thjesht të komunikimit publik, por të komunikimit me qytetarin; kemi diskutuar edhe për pasqyrën unike, “Pasqyrë Albania”, ku qytetarët do të kenë të pranishme të gjitha institucionet dhe ku ambicia është që, më herët se vonë, të arrijmë pikën që çdo kërkesë, çdo shqetësim, çdo hall i qytetarit drejtuar institucioneve të jetë si një pako postale, statusi i së cilës ndiqet në kohë reale nga dërguesi dhe, nga ana tjetër, shteti, qeveria, institucionet ndjekin përgjegjësitë dhe çdo shkelje afati shihet me lupë”, tha më tej Rama.

Postimi i Plotë: edi rama mbledhja ne pograddec 2 Komente K Kohë 23 Gusht 2026, 19:27 Mir o Rama.

Tani, merr Gonxhjajne, Ballukun, dhe gjithe kupolën kriminale te partise dhe qeverise tende dhe shko dil para pasqyrës.

Dhelparak bandit i peshtire. Përgjigjjuni S Shqiptari kritik 23 Gusht 2026, 19:50 Lazgushi gjente frymëzimin te liqeni për prani poetike, por jo për të vjedhur dhe mashtruar shqiptarët me "prani besnike" o Bablok! Përgjigjjuni Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Politike Pas 7 orësh, përfn mbledhja e Ramës me socialistët në Pogradec! 23 Gusht 2026, 18:3118:31Politike Edi Rama, drejtuesve politikë: Jemi në rrethim! 23 Gusht 2026, 17:1317:13Politike Mbledhja me dyer të mbyllura në Pogradec, zbardhet urdhri i Ramës për ministrat dhe deputetët! 23 Gusht 2026, 15:4815:48Politike Rama nis sot maratonën e diskutimeve në Pogradec, mbledh drejtuesit politikë dhe krerët e komisioneve 23 Gusht 2026, 09:0009:00Politike Ditmir Bushati godet modelin e Ramës: Të mirat publike u “privatizuan” nga një grusht njerëzish 22 Gusht 2026, 20:1220:12Politike Rama sulmon flotiljen që mbërriti për Sazanin: Revolucionarë të rrenave 22 Gusht 2026, 18:0218:02Politike