Policia ka dhënë detajet e para për vrasjen e dyfishtë që ka ndodhur pasditen e së dielës në Dukagjin të Shkodrës. Sipas njoftimit zyrtar, rreth orës 17:20, në fshatin Mgull, Njësia Administrative Pult, janë vrarë me armë zjarri dy persona, babë e bir.
Viktimat janë Lekë Gjoni dhe Prel Gjoni. Sipas informacioneve paraprake të raportuara nga mediat, bëhet fjalë për Lekë dhe Prel Gjonin.
Nga të shtënat ka mbetur i plagosur rëndë si Aleks Preka.
Sipas Policisë së Shkodrës, hetuesit do të punojnë për zbardhjen e rrethanave, dokumentimin ligjor të ngjarjes dhe identifikimin e kapjen e autorit ose autorëve.
"Rreth orës 17:20, në fshatin Mgull, Njësia Administrative Pult, Dukagjin, dyshohet se janë vrarë me armë zjarri shtetasit L. Gj. dhe P. Gj., babë e bir, si dhe është plagosur rëndë shtetasi A. P.
Forca të shumta të Policisë Vendore dhe të Forcës Kombëtare të Sigurisë, Njësia Shkodër, janë nisur drejt vendngjarjes.
Ndërkohë, është ngritur një grup i posaçëm hetimor, i cili po shkon në vendngjarje, për zbardhjen e plotë të rrethanave, dokumentimin ligjor të ngjarjes, si dhe identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve."-njofton policia. vrasja ne dukagji babe e bir policia Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Kronike Vrasje me armë në Dukagjin të Shkodrës, humbin jetën dy persona; plagoset një tjetër 23 Gusht 2026, 17:4417:44Kronike Bëri sherr me gruan, Policia zbardh arrestimin e Vis Kosovës në Palasë: Pas kontrollit në banesë u gjet pistoletë dhe municion 23 Gusht 2026, 17:3817:38Kronike E paprecedentë në Krujë, një person qëllon me armë për të larguar zjarrfikësit! 23 Gusht 2026, 15:5715:57Kronike U kap në Palasë pasi dhunoi dhe kërcënoi partneren me armë, kush është “Visi i Garave”; nga arrestimi për Audi R8 te tritoli në garazh 23 Gusht 2026, 15:2815:28Kronike RENEA zbarkon në Palasë/ Arrestohet “Visi i Garave”, Elvis Kosova kapet me armë 23 Gusht 2026, 15:0715:07Kronike Po transportonin 5 kg heroinë dhe kokainë, kapen dy persona në Tiranë; droga kishte destinacion Durrësin 23 Gusht 2026, 14:5414:54Kronike

