Lajme Zone
E rëndë në Athinë/ Burri vret 45-vjeçaren shqiptare pranë shtëpisë së vajzës së saj, më pas vetëvritet
EkonomiPamfleti
Ky artikull është pjesë e një historie me 7 burime — Krahaso mbulimin →

E rëndë në Athinë/ Burri vret 45-vjeçaren shqiptare pranë shtëpisë së vajzës së saj, më pas vetëvritet

Sipas medias greke Protothema.gr, ngjarja ndodhi në rrugën Grigoriou Kydonion nr. 3, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për të përcaktuar me saktësi rrethanat në të cilat humbën jetën dy personat.

Pamje nga vendngjarja Dy shqiptarë u gjetën të vdekur në hyrjen e një pallati në Nea Smyrni. Sipas autoriteteve greke, burri dyshohet se e priti 45-vjeçaren jashtë ndërtesës, e qëlloi për vdekje dhe më pas vrau veten. Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Greqi, ku një grua 45-vjeçare nga Shqipëria dhe një burrë u gjetën të vdekur në hyrjen e një pallati në Nea Smyrni të Athinës.

Sipas medias greke Protothema.gr, ngjarja ndodhi në rrugën Grigoriou Kydonion nr. 3, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për të përcaktuar me saktësi rrethanat në të cilat humbën jetën dy personat.

Të dhënat e raportuara më pas nga media greke tregojnë se autoritetet po e shqyrtojnë rastin si vrasje të ndjekur nga vetëvrasja. Burri dyshohet se e kishte pritur 45-vjeçaren jashtë pallatit, e kishte qëlluar për vdekje dhe më pas kishte qëlluar veten.

Në ndërtesën ku ndodhi ngjarja banon vajza e 45-vjeçares. Policia po shqyrton edhe këtë rrethanë, ndërsa përpiqet të rindërtojë lëvizjet e gruas përpara ngjarjes. Informacionet e para tregonin se asnjëri prej dy viktimave nuk banonte në pallatin ku u gjetën. Sipas të dhënave paraprake, 45-vjeçarja kishte plagë nga arma e zjarrit në trup dhe fytyrë, ndërsa burri kishte një plagë në kokë. Fillimisht u raportua se arma nuk ishte gjetur, pasi kontrollet në zonë vijonin. Por, sipas të dhënave të publikuara më vonë, një armë u gjet pranë trupit të burrit, duke përforcuar dyshimet e autoriteteve për vrasje dhe më pas vetëvrasje.

Hetimin e ka marrë përsipër Drejtoria për Luftimin e Krimit të Organizuar (DAOE). Autoritetet po mbledhin prova dhe informacione për të përcaktuar marrëdhënien mes dy personave dhe motivin e ngjarjes. Deri tani nuk rezulton se ata kanë qenë të martuar.

Një grua që ndodhej në zonë deklaroi se të shtënat ishin dëgjuar rreth orës 05:30 të mëngjesit.

“Fqinja tha se në të gdhirë kishte dëgjuar të shtënat. Këtu është shtëpia e prindërve të mi. Dëgjova tri të shtëna rreth orës 05:30 të mëngjesit”, tha ajo për "Protothema".

Dëshmitarja tha gjithashtu se nuk kishte dëgjuar ndonjë automjet dhe nuk kishte vënë re diçka tjetër të pazakontë. Autoritetet kanë sekuestruar pamjet filmike, të cilat kanë fiksuar të gjithë skenën dhe po hetojnë për të zbardhur rrethanat e ngjarjes. deto nea smyrni 1 Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Kronike Policia sqaron të shtënat në Pukë: Efektivi qëlloi në ajër, personi i armatosur u arratis 22 Gusht 2026, 22:3922:39Kronike Policia aksion antidrogë në Pukë, dëgjohen të shtëna me armë zjarri; FNSH niset drejt zonës 22 Gusht 2026, 22:0422:04Kronike “Le Parisien” jehonë vrasjes në Ksamil: Policia në kërkim të Bekim Bulicës, pronari i "Principotes" fshehu krimin 22 Gusht 2026, 19:1119:11Kronike “Principotes” çerdhe krimi, si u mobilizua gjithë stafi për të shpëtuar vrasësin; 20-vjeçari u la të vdiste në shezlong 22 Gusht 2026, 17:4117:41Kronike Plagoset ushtari i FA-së gjatë luftës me flakët në Mirditë, dërgohet me urgjencë drejt Traumës 22 Gusht 2026, 16:5016:50Kronike "Nxito..."/ Zbardhet dëshmia e DJ-it të "Principotes": Sokrati kërkoi ta çoja në spital, por zbriti nga makina dhe u largua zbathur 22 Gusht 2026, 16:4416:44Kronike