Lajme Zone
"Nxito..."/ Zbardhet dëshmia e DJ-it të "Principotes": Sokrati kërkoi ta çoja në spital, por zbriti nga makina dhe u largua zbathur
Të tjeraPamfleti
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

"Nxito..."/ Zbardhet dëshmia e DJ-it të "Principotes": Sokrati kërkoi ta çoja në spital, por zbriti nga makina dhe u largua zbathur

Detajet e reja dalin nga deklarimi i Armando Zenelit, DJ në diskon “Principote”, i cili është marrë në pyetje në cilësinë e personit që ka dijeni për veprën penale. Dëshmia e tij tregon minutat pas ngjarjes dhe mënyrën se si Sokrat Vata i kërkoi ta transportonte drejt spitalit, pa i treguar se çfarë kishte ndodhur.

Pamje nga kamerat e sigurisë Pamfleti zbardh të tjera detaje nga dosja hetimore për vrasjen e turistit portugez në Ksamil, ku si autor akuzohet Sokrat Vata. Pas krimit, Vata i ka kërkuar DJ-it të klubit “Principote” që ta çonte në spital, pa i treguar se çfarë kishte ndodhur. Gjatë rrugës, ai i kërkoi të ndalonte në një rrugë me kalldrëm, zbriti nga makina dhe u largua zbathur, ndërsa dëshmitari thotë se e pa të hidhte diçka me forcë. Zbardhen të tjera detaje nga dosja hetimore për vrasjen e turistit portugez në Ksamil, ku si autor akuzohet Sokrat Vata.

Detajet e reja dalin nga deklarimi i Armando Zenelit, DJ në diskon “Principote”, i cili është marrë në pyetje në cilësinë e personit që ka dijeni për veprën penale. Dëshmia e tij tregon minutat pas ngjarjes dhe mënyrën se si Sokrat Vata i kërkoi ta transportonte drejt spitalit, pa i treguar se çfarë kishte ndodhur.

Sipas dosjes, Armando Zeneli ka deklaruar se rreth orës 05:00 të datës 18 gusht 2026 ka parë rojet e sigurisë që po largoheshin me vrap në drejtim të hyrjes së klubit.

Në vazhdim, kur Zeneli ka qenë në pjesën e restorantit, pranë tij ka ardhur një grup kolegësh pune të panikosur. Ata i kanë kërkuar që të merrte Sokrat Vatën dhe ta çonte në spital, pasi ai kishte makinën të parkuar aty pranë.

“Merre Sokratin dhe çoje në spital se ti ke makinë këtu afër”, i kanë thënë kolegët, sipas deklarimit të tij.

Në drejtim të Armando Zenelit ka ardhur më pas Sokrat Vata. Dëshmitari ka deklaruar se Vata ishte i gjakosur “kokë e këmbë” dhe mbante dorën poshtë bluzës, në pjesën e barkut.

Sipas dëshmisë, Vata i ka kërkuar disa herë që ta dërgonte në spital, duke i kërkuar të nxitonte.

“Ku e ke makinën, më ço në spital, nxito o k...r”, i ka thënë disa herë Sokrat Vata, sipas deklarimit të Armando Zenelit të administruar në dosjen hetimore. Kamerat zbulojnë dinamikën e krimit në Ksamil, 20-vjeçari portugez u fut në det për t’i shpëtuar vrasjes

22 Gusht, 14:59 Në këto momente, Vata nuk i ka treguar Zenelit se çfarë kishte ndodhur.

Armando Zeneli ka deklaruar se ka njoftuar menaxherin në lidhje me situatën dhe më pas është larguar me vrap për të marrë makinën që kishte në parkim.

Kur ka dalë jashtë, ai ka parë një grup turistësh të cilët po i jepnin ndihmë një personi të shtrirë në tokë.

Zeneli ka marrë makinën dhe është nisur përsëri drejt lokalit. Në pjesën e sipërme të tij ka dalë Sokrat Vata, i cili ka hipur në pjesën e pasme të automjetit.

Menjëherë pas kësaj, Armando Zeneli është nisur me makinë në drejtim të Qendrës Shëndetësore të Ksamilit, me Sokrat Vatën të ulur në pjesën e pasme.

Gjatë rrugës, sipas dëshmisë së administruar në dosje, Sokrat Vata i ka thënë: “Ik vetëm drejt”.

Ata kanë vazhduar rrugën edhe për rreth dy ose tre minuta. Kur kanë mbërritur në një rrugë me kalldrëm, Sokrat Vata i ka kërkuar Armando Zenelit të ndalonte makinën.

“Ndalo këtu”, i ka thënë Vata.

Pas ndalimit të automjetit, Sokrat Vata ka zbritur dhe është larguar zbathur.

Armando Zeneli ka deklaruar se, disa metra larg makinës, ka vënë re që Sokrat Vata kishte hedhur diçka me forcë. Sipas dyshimeve policore, ai ka hedhur thikën e krimit. Pas këtij momenti, Armando Zeneli është larguar dhe ka shkuar në banesën e tij. Ai ka deklaruar se ishte i shokuar nga ajo që kishte ndodhur. Pasi është qetësuar, Zeneli ka telefonuar policinë dhe ka ofruar ndihmën e tij për kapjen e Sokrat Vatës.

Pjesë nga dosja I është marrë deklarim në cilësinë e personit që ka dijeni për veprën penale shtetasit Armando Zeneli, i cili ka deklaruar se punon si DJ në disko "Principote" dhe se rreth orës 05:00 të datës 18.08.2026 ka parë rojet e sigurisë që iknin me vrap në drejtim të hyrjes së klabit. Në vazhdim kur ka qenë te pjesa e restorantit kanë ardhur një grup kolegësh pune të panikosur të cilët i kanë thënë merre Sokratin dhe çoje në spital se ti ke makinë këtu afër. Në drejtim të Armandos ka ardhur shtetasi Sokrat Vata i cili ishte i gjakosur kokë e këmbë dhe mbante dorën poshtë bluzës në pjesën e barkut dhe i ka thënë disa herë ku e ke makinën më ço në spital, nxito o k...r. Armandua kishte njoftuar menaxherin në lidhje me situatën dhe më pas ka ikur me vrap për të marrë makinën te parkimi dhe kur ka dalë jashtë ka parë një grup turistësh të cilët po i jepnin ndihmë një personi të shtrirë në tokë. Armandua ka marë makinën dhe në pjesën e sipërme të lokalit ka dalë Sokrati i cili kishte hipur në pjesën e mbasme të makinës dhe është nisur menjëherë në drejtim të qendrës shëndetësore të Ksamilit, ku Sokrati gjatë rrugës i tha ik vetëm drejt dhe mbas dy tre minutash kur shkuan në një rrugë me kalldrëmë Sokrati i ka thënë ndalo këtu dhe ka ikur zbathur. Disa metra pak larg makinës Armandua kishte vënë re që Sokrati kishte hedhur dicka me forcë. Pas këtij momenti ka shkuar në banes i shokuar, ku pasi është qetësuar ka telefonuar policinë dhe ka ofruar ndihmë për kapjen e Sokratit.principotes vrasje ksamil Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Kronike Policia aksion në Portin e Durrësit, kapen 127 pako me drogë; 3 persona në pranga 22 Gusht 2026, 15:0315:03Kronike Kamerat zbulojnë dinamikën e krimit në Ksamil, 20-vjeçari portugez u fut në det për t’i shpëtuar vrasjes 22 Gusht 2026, 14:5814:58Kronike Me pistoletë dhe municion me vete, kush është 40-vjeçari që u arrestua në Tiranë 22 Gusht 2026, 14:0114:01Kronike Shpërthim në Laknas, i vihet tritol automjetit të një 41-vjeçari 22 Gusht 2026, 13:1013:10Kronike “Qindra shtëpi bari, dokumente false dhe miliona paund", investigimi zbërthen ‘perandorinë’ shqiptare të drogës 22 Gusht 2026, 12:4012:40Kronike Vrasja e turistit te ‘Principotes’, shoku identifikon Sokrat Vatën: Njëri me flokë të gjatë goditi me thikë Miguelin 22 Gusht 2026, 12:0512:05Kronike