Lajme Zone
Vijon beteja me flakët/ 6 vatra aktive; Dajti, Puka, Bulqiza dhe Çika mes zonave më të prekura
PolitikëPamfleti
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

Vijon beteja me flakët/ 6 vatra aktive; Dajti, Puka, Bulqiza dhe Çika mes zonave më të prekura

Gjashtë vatra zjarri vijojnë të jenë aktive në vend, ndërsa shtatë të tjera po mbahen nën mbikëqyrje. Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar gjithsej 21 vatra, ndërsa operacionet po vijojnë me forca tokësore dhe mjete ajrore.

Gjatë 24 orëve të fundit në vend janë raportuar 21 vatra zjarri, nga të cilat 6 mbeten aktive dhe 7 nën mbikëqyrje, ndërsa qindra forca dhe mjete ajrore vijojnë operacionet në terren. Gjashtë vatra zjarri vijojnë të jenë aktive në vend, ndërsa shtatë të tjera po mbahen nën mbikëqyrje. Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar gjithsej 21 vatra, ndërsa operacionet po vijojnë me forca tokësore dhe mjete ajrore.

Në terren janë angazhuar 354 forca operacionale dhe 24 automjete zjarrfikëse. Operacionet mbështeten gjithashtu nga 155 efektivë të Forcave të Armatosura, 3 automjete zjarrfikëse, një ekskavator i rëndë, 3 helikopterë dhe 2 avionë “Air Tractor”.

Një nga vatrat aktive ndodhet në Malin e Çikës, mbi Palasë, ku terreni i thepisur dhe i paaksesueshëm vështirëson ndërhyrjen. Gjatë ditës së sotme, operacioni për shuarjen përfundimtare të zjarrit po mbështetet nga 2 avionë “Air Tractor”.

Në Prozhem të Pukës, zjarri vazhdon të jetë aktiv në sipërfaqe pyjore. Strukturat vendore dhe 30 efektivë të Forcave të Armatosura po punojnë për kontrollin e tij. Aktualisht nuk raportohet rrezik për banesat. Ndërkohë, vatrat në Gjegjan, Gojan të Vogël dhe Gojan të Madh janë izoluar ose shuar dhe vijojnë të monitorohen.

Operacioni vazhdon edhe në Malin e Dajtit, me mbështetjen e 30 efektivëve të Forcave të Armatosura. Një ditë më parë në terren u angazhuan 25 efektivë të MZSH-së, 5 të ADZM-së dhe 30 efektivë të FA-së, krahas kapaciteteve ajrore. Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, nuk ka rrezik për zonat e banuara.

Në Qafë të Helmes, Bulqizë, zjarri është riaktivizuar sot në dy vatra brenda një pylli me pisha të dendura. Për vendosjen e situatës nën kontroll janë angazhuar 11 efektivë të MZSH-së.

Në Shtuf të Mirditës, vatra mbetet aktive, por paraqitet me intensitet të ulët dhe strukturat vendore po e monitorojnë.

Situata në Shtanë–Tenë të Mirditës paraqitet e stabilizuar. Në terren vijojnë punën 6 efektivë të MZSH-së, 6 punonjës të shërbimit pyjor dhe 15 forca bashkiake. Edhe në këtë zonë nuk raportohet rrezik për banesat.

Ministria e Mbrojtjes bën të ditur se, pavarësisht terrenit të vështirë dhe erës që ka ndikuar në disa zona, situata në disa prej vatrave kryesore është përmirësuar. Operacionet janë përqendruar në izolimin e zjarreve aktive, shmangien e riaktivizimeve dhe mbrojtjen e zonave të banuara.

“Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile (AKMC) vijon të ndjekë në mënyrë të pandërprerë situatën në të gjithë territorin e vendit, në koordinim të ngushtë me prefekturat, bashkitë dhe të gjitha strukturat e sistemit të Mbrojtjes Civile. Kapacitetet operacionale mbeten të angazhuara në terren dhe në gatishmëri për të ndërhyrë aty ku situata e kërkon, me prioritet mbrojtjen e jetës, banesave dhe pasurisë së qytetarëve”, thuhet në njoftim. Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Aktualitet 8 mijë pasagjerë në një fundjavë, fluks i lartë në Portin e Vlorës drejt Italisë 23 Gusht 2026, 09:2609:26Aktualitet Reforma Territoriale, një hartë e re nuk mjafton për të përmirësuar shërbimet 23 Gusht 2026, 08:2608:26Aktualitet Kosovarët drejt plazheve shqiptare, shtohet fluksi në Morinë dhe Rrugën e Kombit 23 Gusht 2026, 07:5507:55Aktualitet “Rankoviçi e pranoi vrasjen e mijëra shqiptarëve, Fadil Hoxha heshti”, dokumentet e Uran Butkës për Masakrën e Tivarit 23 Gusht 2026, 07:2507:25Aktualitet E diel përvëluese! Temperatura deri në 38°C, njihuni me parashikimin e motit për sot 23 Gusht 2026, 07:1307:13Aktualitet Alarm në Dhërmi, zjarri në Malin e Çikës përparon drejt fshatit turistik 22 Gusht 2026, 21:5721:57Aktualitet