Sot Rama ka mbledhur në Pogradec ministrat e kabinetit dhe drejtuesit politikë të qarqeve. Të parët që kanë mbërritur janë ministri i Infrastrukturës dhe Energjetikës Enea Karakaçi dhe Bledi Çuçi.
Në fokus të mbledhjes do të jetë puna e kryer gjatë muajve të fundit, por edhe objektivat që çdo ministri duhet të përmbushë në vitin e dytë të mandatit të katërt.
Takimi zhvillohet në një format të përdorur më herët nga Rama pas pushimeve verore, për të vendosur në tavolinë prioritetet e qeverisë për sezonin e ri. Lajme ekskluzive nga CNA
Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.

