Pas më shumë se 30 minutash përpjekje, zjarrfikësit kanë mundur të vënë nën kontroll zjarrin që përfshiu zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë. Flakët rrezikuan disa bare, restorante dhe hotele në një nga zonat më të frekuentuara të qytetit gjatë sezonit turistik. Për shkak të situatës, turistë dhe pushues të alarmuar u larguan përkohësisht nga lokalet për t’i shpëtuar rrezikut.
Si pasojë e zjarrit, disa biznese në zonë mbetën përkohësisht edhe pa energji elektrike.
Ndërhyrja e zjarrfikësve bëri të mundur izolimin e flakëve, ndërsa aktualisht situata po normalizohet.
Ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit, ndërsa pritet që autoritetet të nisin verifikimet për të përcaktuar rrethanat e ngjarjes. Top Channel

