Lajme Zone
PolitikëBalkanWeb
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

Tubimi i 105/ Protestuesit përballë policëve: Hiqni kapelet, arrestoni Ramën


Vazhdon për më shumë se tre orë protesta qytetare kundër qeverisë në bulevardin Dëshmorët e Kombit në Tiranë.

Vazhdon për më shumë se tre orë protesta qytetare kundër qeverisë në bulevardin Dëshmorët e Kombit në Tiranë. Është rrethuar nga diaspora edhe Kryeministria. Policët tashmë janë vendosur në mbrojtje të godinës së qeverisë. Protestuesit janë përballë policëve, teksa bënë edhe thirrje ndaj tyre që të heqin kapelet. “Hiqni kapelet”, ishte thirrja e protestuesve. Vijuan të kumbojnë thirrjet “Polici këtu na ke, ti mbron kriminelët e jo ne”, “Rama jep dorëheqjen”, “Arrestoni Ramën” etj. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: 105 protesta