Lajme Zone
Trump shpall planin për izolimin e Iranit, paralajmëron bankat, bizneset dhe qeveritë që e mbështesin
BotëPamfleti
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

Trump shpall planin për izolimin e Iranit, paralajmëron bankat, bizneset dhe qeveritë që e mbështesin

Trump e bëri njoftimin pasi të hënën përfundoi afati 60-ditor i vendosur për negociatat me Teheranin, pa u arritur ndonjë përparim i rëndësishëm drejt një marrëveshjeje.

Donald Trump Vendimi i Trump për të izoluar ekonomikisht Iranin erdhi mes tensioneve të shtuara, pasi Teherani kërcënoi se do të sulmonte një bazë amerikane në Evropë. Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka njoftuar një ofensivë të gjerë ekonomike kundër Iranit, duke paralajmëruar se masat do të shtrihen edhe ndaj vendeve që vazhdojnë të mbështesin ekonominë iraniane.

Trump e bëri njoftimin pasi të hënën përfi afati 60-ditor i vendosur për negociatat me Teheranin, pa u arritur ndonjë përparim i rëndësishëm drejt një marrëveshjeje.

Përmes një postimi në Truth Social të mërkurën në mbrëmje, presidenti amerikan deklaroi se Uashingtoni do të synojë izolimin ekonomik të Iranit.

“Po njoftoj operacionin më shkatërrues ekonomik të ndërmarrë ndonjëherë kundër një vendi. Kjo do të jetë luftë ekonomike dhe izolim në një shkallë të paparë”, shkroi Trump.

Ai paralajmëroi se masa ndëshkuese mund të përballojnë edhe vendet që lejojnë institucionet financiare, kompanitë, aeroportet apo strukturat e tyre shtetërore të ofrojnë mbështetje për Iranin.

“Çdo vend që lejon institucionet e tij financiare, bizneset, aeroportet ose entitetet qeveritare të ofrojnë çdo lloj ndihme për Iranin, do të përballet vetë me pasoja të tmerrshme ekonomike”, deklaroi Trump.

Presidenti amerikan e cilësoi fushatën e paralajmëruar si një “economic D-Day”, ndërsa kërkoi mbështetjen e aleatëve të Uashingtonit për rritjen e presionit ndaj Teheranit.

“Kemi nevojë që të gjithë aleatët tanë të qëndrojnë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të izoluar dhe mposhtur kërcënimin nga Irani”, shkroi ai.

Njoftimi vjen në një kohë tensionesh të shtuara në Lindjen e Mesme. Më herët të mërkurën, Emiratet e Bashkuara Arabe njoftuan pezullimin e marrëdhënieve ekonomike me Iranin, pasi dy raketa balistike u raportuan të lëshuara drejt territorit të Emirateve.

Teherani mohoi përgjegjësinë për incidentin dhe pretendoi se bëhej fjalë për një “operacion me flamur të rremë” të Izraelit.

Irani ka shënjestruar më parë me dronë dhe raketa vende të rajonit ku ndodhen baza amerikane, duke i akuzuar ato se kanë lejuar përdorimin e territorit të tyre për sulme kundër tij.

Kërcënimi iranian rriti shqetësimet për një përshkallëzim të mëtejshëm të situatës. Në këtë klimë, Trump zgjodhi të zhvendosë fokusin te presioni ekonomik, duke paralajmëruar izolimin e Iranit dhe masa ndaj vendeve, bankave dhe bizneseve që vazhdojnë ta ndihmojnë Teheranin.

Presidenti amerikan e ka cilësuar fushatën e paralajmëruar si një “luftë ekonomike” dhe ka kërkuar që aleatët e SHBA-së t'i bashkohen përpjekjeve për izolimin e Iranit. presidenti i shteteve të bashkuara donald trump Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Rajoni dhe Bota Pse Europa duhet t’i urojë Marco Rubios një të ardhme të ndritur? 20 Gusht 2026, 08:2608:26Rajoni dhe Bota Harry dhe Meghan drejt Britanisë, çfarë fshihet pas vendimit të papritur 20 Gusht 2026, 08:3008:30Rajoni dhe Bota Rusia bombardon Kievin me raketa balistike dhe dronë, 12 të vrarë dhe 33 të plagosur 20 Gusht 2026, 07:4707:47Rajoni dhe Bota SHBA-ja kalon pragun historik, borxhi publik tejkalon 40 trilionë dollarë 19 Gusht 2026, 22:5322:53Rajoni dhe Bota Irani përshkallëzon ekzekutimet, 901 persona dënohen me vdekje në vetëm shtatë muaj 19 Gusht 2026, 22:3722:37Rajoni dhe Bota Kush do ta udhëheqë të majtën amerikane në zgjedhjet e 2028? 19 Gusht 2026, 22:2822:28Rajoni dhe Bota