Sulmi i fundit i së enjtes ndaj Kievit ndodhi në një kohë kur Volodymyr Zelensky po përballej me një tjetër skandal që ka prekur nivelet e larta të administratës së tij. Rusia bombardon Kievin me raketa balistike Një bombardim i rëndë rus vrau të paktën 12 persona në kryeqytetin ukrainas dhe në rajonin përreth gjatë natës, raporton Kyiv Independent.
Sulmi me raketa në Kiev goditi zona të banuara dhe magazina, tha kryebashkiaku Vitali Klitschko, duke dëmtuar ndërtesa banimi, një strukturë mjekësore dhe një institucion arsimor, ndërsa la 33 të plagosur.
Përveç kësaj, një sulm në distriktin Brovary, në rajonin më të gjerë të Kievit, vrau një burrë dhe plagosi një tjetër, tha guvernatori rajonal, Tymur Tkachenko. “Një objekt industrial është dëmtuar. Të gjitha shërbimet përkatëse ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e zjarrit”, tha ai.
Forcat Ajrore të Ukrainës kishin paralajmëruar se raketa ruse të lundrimit të tipit Kalibr po kalonin mbi fshatin Kagarlyk të rajonit dhe po lëviznin në drejtim të kryeqytetit.
Komanda ushtarake e Polonisë tha se kishte aktivizuar avionët dhe sistemet e mbrojtjes ajrore për mbrojtjen e hapësirës ajrore polake, veçanërisht në zonat pranë kufirit me Ukrainën.
Ministria e Mbrojtjes e Rumanisë tha se sistemet e radarëve kishin zbuluar objektiva ajrorë pranë kufirit ukrainas gjatë natës, duke bërë që të ngriheshin në ajër dy avionë luftarakë spanjollë të angazhuar në misionet e NATO-s, si dhe një helikopter i Forcave Ajrore rumune.
Ministria tha se një dron kishte hyrë në hapësirën ajrore rumune pranë Galatit, përpara se të rrëzohej në një zonë të pabanuar në qarkun Tulcea.
Edhe Rusia raportoi një sulm të madh me dronë ukrainas. Kryebashkiaku i Moskës, Sergei Sobyanin, tha se 250 dronë kishin fluturuar në drejtim të rajonit të Moskës nga mbrëmja e së mërkurës deri të enjten në mëngjes, ndërsa shumica e tyre u shkatërruan në një distancë të konsiderueshme nga kryeqyteti.
Të mërkurën, një dron rus goditi një minibus në Kherson, duke vrarë katër persona, thanë prokurorët ukrainas, ndërsa në Zhytomyr, në Ukrainën qendrore, një dron-raketë i tipit Banderol goditi selinë e policisë, duke vrarë dy oficerë dhe plagosur të paktën 20 të tjerë, njoftoi policia.
Ndërsa Kievi është përballur me sulme pothuajse çdo natë, Ukraina ka intensifikuar gjithashtu sulmet hakmarrëse ndaj Rusisë gjatë muajve të fundit, pjesërisht me synimin për t’i bërë presion Moskës që të ulet në tryezën e negociatave, pas gati katër vjet e gjysmë luftë. Në rajonet ruse kufitare të Belgorodit dhe Bryanskut, dy persona u vranë kur dronët goditën automjete, thanë zyrtarët rusë të premten e kaluar.
Sulmi i fundit i së enjtes ndaj Kievit ndodhi në një kohë kur Volodymyr Zelensky po përballej me një tjetër skandal që ka prekur nivelet e larta të administratës së tij. Presidenti ukrainas shkarkoi me dekret një nga këshilltaret e tij të larta, Iryna Mudra, pas disa raportimeve në mediat ukrainase se shtëpia e saj ishte kontrolluar nga zyrtarët që po hetonin një skemë të dyshuar për pastrim parash.
Agjencia Kombëtare Kundër Korrupsionit, NABU, tha se po hetonte një komplot kriminal që përfshinte “pjesëmarrjen e zyrtarëve të rangut të lartë nga zyra e presidentit”, si dhe disa persona të tjerë. Hetimi është pjesë e një skandali të nivelit të lartë për korrupsionin, i cili ka vazhduar prej muajsh, me zyrtarë qeveritarë dhe persona të pasur e me ndikim që janë hetuar, shkarkuar nga detyra, arrestuar ose janë larguar nga vendi.
Në anën ruse të kufirit, regjimi i Vladimir Putinit ka vazhduar të përballet me sulmet ukrainase me rreze të gjatë, të cilat, përveç djegies së magazinave të kompanisë së shitjeve online Wildberries, kanë shkaktuar edhe mungesa të benzinës, pasi rafineritë e naftës dhe depot e karburantit janë goditur.
Me makinat që krijojnë radhë të gjata në pikat e karburantit, operatorët e tyre kanë vendosur kufizime për numrin e litrave që mund të shiten për çdo klient. Moska konfirmoi të mërkurën se Rusia po detyrohet të importojë produkte të rafinuara të naftës për të stabilizuar furnizimin. Agjencia e lajmeve Reuters, duke iu referuar kontakteve në industrinë e energjisë dhe të dhënave të tregut, raportoi se një tanker nga India kishte mbërritur së fundmi dhe kishte shkarkuar ngarkesën, ndërsa furnizime po siguroheshin edhe nga Azia Lindore.
Kjo përbën një përmbysje të jashtëzakonshme të rrjedhës tregtare, duke pasur parasysh se India ka qenë një nga blerëset më të mëdha të naftës ruse, shitje të cilat mund të kryhen vetëm përmes kanaleve të paligjshme, si “flota fantazmë” e tankerëve të Moskës, ose zyrtarisht me një çmim tavan të kufizuar nga sanksionet ndërkombëtare.rusia bombardon kievin me raketa balistike Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Rajoni dhe Bota SHBA-ja kalon pragun historik, borxhi publik tejkalon 40 trilionë dollarë 19 Gusht 2026, 22:5322:53Rajoni dhe Bota Irani përshkallëzon ekzekutimet, 901 persona dënohen me vdekje në vetëm shtatë muaj 19 Gusht 2026, 22:3722:37Rajoni dhe Bota Kush do ta udhëheqë të majtën amerikane në zgjedhjet e 2028? 19 Gusht 2026, 22:2822:28Rajoni dhe Bota Irani shtrëngon kontrollin ndaj kontakteve me të huajt, dënime deri në 30 vjet burg 19 Gusht 2026, 22:1122:11Rajoni dhe Bota Kërcënimi iranian ndaj Europës, sa i rrezikuar është Ballkani? 19 Gusht 2026, 20:5820:58Rajoni dhe Bota Trump lë hapur rikthimin në negociata me Iranin, Teherani akuzon SHBA-në se kërkon të “plaçkitë” rajonin 19 Gusht 2026, 20:2320:23Rajoni dhe Bota

