Turisti portugez Del fotoja e turistit të ri që humbi jetën gjatë pushimeve në rivierën shqiptare. Personi që shikoni në foto është Luis Miguel Varela Mendes, turisti portugez që u vra me thikë në Ksamil.
20-vjeçari kishte zgjedhur rivierën shqiptare për të kaluar pushimet, duke ardhur përmes një agjencie turistike të huaj si pjesë e një grupi të rinjsh nga Portugalia dhe Franca. Por udhëtimi i tij në Shqipëri përfi tragjikisht pas një konflikti në orët e para të mëngjesit.
Hetimet e deritanishme tregojnë se përplasja nisi në klubin e natës “La Guerre”, pjesë e kompleksit “Principotes”, dhe dyshohet se shkak u bë një vajzë.
Sipas të dhënave të hetimit, David Heurtevent dyshohet se ishte personi që u konfliktua fillimisht me turistin portugez dhe e goditi me grushte. Më pas në përplasje dyshohet se u përfshinë edhe pjesëtarë të stafit të lokalit.
Hetuesit dyshojnë se Sokrat Lipan alias Vata e nxori Mendes jashtë klubit, drejt shezlongëve të beach bar-it “Paradise”, ku më pas e goditi me thikë, duke i shkaktuar vdekjen.
Vata ka dhënë para grupit hetimor një tjetër version për armën e krimit. Ai pretendon se thika i përkiste turistit portugez dhe se gjatë konfliktit ia kishte marrë nga dora. Ky version po verifikohet nga hetuesit.
Pas krimit, Vata dyshohet se është ndihmuar të largohej nga Moisid Matushaj, efektiv policie që punonte gjithashtu si truprojë në kompleks. Sipas hetimeve, Matushaj e transportoi me automjet deri në qendër të Ksamilit dhe më pas u kthye në lokal.
Vata ra më vonë në kontakt me dy shtetas turq, Nuh Mahmutoglu dhe Ezgi Perlak, të cilët po e transportonin drejt Tiranës. Rreth pesë orë pas vrasjes ai u kap në Levan të Fierit, i fshehur në bagazhin e automjetit.
Për ngjarjen janë arrestuar 11 persona, ndërsa në kërkim janë shpallur David Heurtevent dhe pronari i lokalit, Bekim Bulica.
Në hetim janë përfshirë gjithashtu kamerierë dhe persona që ushtronin funksione sigurie në lokal, mes tyre edhe punonjës të strukturave shtetërore, të cilët dyshohet se nuk ndërhynë dhe nuk njoftuan Policinë.
Hetimet vijojnë për të përcaktuar rolin dhe përgjegjësinë e secilit prej personave të përfshirë, si dhe për të rindërtuar plotësisht minutat që çuan në vrasje.
Por pas gjithë emrave, arrestimeve dhe versioneve të hetimit, ky është i riu që humbi jetën: Luis Miguel Varela Mendes, 21-vjeçari që erdhi në Shqipëri për pushime dhe nuk u kthye më gjallë në vendin e tij. turisti portugez fotoja 8bdad3da 2daf 49a0 a74d ee2fbd30cac3 640 0 whatsapp image 2026 08 19 at 52922 pm 1787153375 1 Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Kronike Aksidenti në Koman, policia jep detaje: 5 të plagosur nga përplasja e dy mjeteve lundruese 19 Gusht 2026, 17:0517:05Kronike Vrasja e 20-vjeçarit jehonë në Portugali: “Principote” çerdhe krimi, Bekim Bulica me rekorde kriminale 19 Gusht 2026, 17:0017:00Kronike Përplasen dy skafe në liqenin e Komanit, disa persona të plagosur 19 Gusht 2026, 15:4415:44Kronike Zbulohet dinamika e vrasjes së turistit në Ksamil, një 29-vjeçar nga Vora dyshohet se nisi konfliktin 19 Gusht 2026, 14:2014:20Kronike Sherr me kaçavida mes të miturve në Kombinat, procedohen penalisht 28 të mitur 19 Gusht 2026, 13:2713:27Kronike Vrasja e turistit në Ksamil, zbardhet dëshmia e autorit Sokrat Vata: E qëllova për vetëmbrojtje 19 Gusht 2026, 13:2813:28Kronike

