Dronë / Polonia alarmoi Aleancën: platformat ruse të lëshimit të dronëve me rreze të gjatë veprimi (deri në 1000 km) e mbajnë në shënjestër bazën amerikane të Bondsteel-it në Ferizaj. Raporti i shpërndarë në të gjitha vendet anëtare thekson se 7 nga 10 bazat janë përdorur në sulmet e fundit ndaj Kievit dhe mund të operojnë dronë reaktivë të teknologjisë së lartë... NATO ka hartuar një raport që u është shpërndarë vendeve anëtare, ku theksohet se Rusia mund të sulmojë me dronë vendet e Aleancës.
Sipas hartës së rrezikut, Rusia mund të përdorë dronë të sofistikuar për të provokuar rrjetin e sigurisë, në të cilën përfshihet edhe Ballkani, posaçërisht Kosova.
Sipas këtij raporti, juglindja e Kosovës, dhe kryesisht zona e Ferizajt ku ndodhet edhe baza ushtarake amerikane e Bondseel-it, është shënuar me të kuqe si mundësi sulmi.
Materiali i zgjeruar, i cili është dorëzuar edhe në shtabin e përgjithshëm të Shqipërisë flet për ekzistencën e 10 bazave secrete ruse ku janë ngritur 6- platforma për lëshim dronësh me rreze të gjatë veprimi.
Këto baza janë ndërtuar gjatë kufirit ndërmjet Bjellorusisë dhe Ukrainës, të cilët janë zbuluar nga shërbimet secrete të Kievit dhe Polonisë.
Këto baza që janë përdorur për të sulmuar Ukrainën, janë identifikuar se kanë kapacitetin për të lëshuar mjete fluturuese pa pilot edhe në hapësira shumë përtej territorit të shtetit që Moska po lufton që prej vitit 2022.
Polonia, nëpërmjet shërbimit të saj sekret ka alarmuar Aleancën duke bërë të ditur se nuk është vetëm Varshava në rrezen e rrezikut të sulmit të dronëve. Ekspertët polakë kanë ndërtuar një hartë të detajuar të hapësirës që përfshin të paktën teorikisht rrezja e platformave ruse. Kjo hartë përfshin një hapësirë të madhe europiane, ku hyn edhe Ballkani, dhe kryesisht Kosova.
Duke parë me kujdes hartën, ekspertët e NATO-s kanë vërejtur se nuk kemi të bëjmë me një rreze të çregullt, por me objektiva mirë të llogaritura. Mjafton të shikohet se pika ku futet Kosova në rreze, “rastis” pikërisht me bazën amerikane më të madhe në Ballkan, siç është ajo e Bondsteel-it. Kompania e njohur analitike DroneSec ka përpunuar të dhënat në mënyrë shkencore dhe ka arritur përfundimin se alarmi i shërbimit secret polak është mëse i justifikuar. Ndaj shtabi i përgjithshëm i NATO-s ka përgatitur materialin që ja ka shpërndarë të gjithë vendeve anëtare.
Raporti thekson se në 59 platformat e lëshimit mund të operojnë me versionet më të fundit të dronëve të prodhuar në Rusi: avionë reaktivë "të aftë për të arritur objektiva gati një mijë kilometra larg në vijë ajrore.
Shtatë nga dhjetë bazat u përdorën nga Moska në bombardimin e fundit të Kievit, por ato mund të përdoren edhe kundër vendeve të NATO-s në rast të një konflikti të drejtpërdrejtë. Imazhet satelitore tregojnë një rritje të konsiderueshme të rezervave të dronëve të teknologjisë së lartë. Të paktën një nga bazat thuhet se është e aftë të ruajë mbi një mijë dronë të gatshëm për përdorim.
Këto katapulta të montuara në shina zëvendësojnë pistat e uljes dhe lejojnë lëshimin e shpejtë të dronëve të rëndë, të ngjashëm me avionët, pikërisht pranë vijës së frontit.
Raporti thekson ndër të tjera se platformat janë projektuar për të lëshuar versionet më të fundit me shpejtësi të lartë të dronëve me rreze të gjatë veprimi, me motor reaktiv. Disa nga këto qendra u krijuan duke konvertuar bazat ushtarake ekzistuese dhe aeroportet civile, ndërsa të tjerat u ndërtuan nga e para në zonat rurale./Pamfletiraporti sekret i nato-s sulmet ruse Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Politike Kush e futi dhëndrin e Trump në “kurthin” e pronave shqiptare? 19 Gusht 2026, 22:0522:05Politike Kryeministër, vrasja nuk mbulohet dot me muzikë! 19 Gusht 2026, 21:0721:07Politike "E sheh veten mbret", Alimehmeti: Me Ramën në krye s'ka zgjedhje të lira dhe të ndershme! 19 Gusht 2026, 18:5718:57Politike Reforma territoriale, Boçi: 46 bashki e largojnë pushtetin nga qytetari, PD i thotë “jo” 19 Gusht 2026, 15:2115:21Politike Turisti u vra në Ksamil, Lamallari bën filozofin nga Tirana; policët nën akuzë për fshehje krimi 19 Gusht 2026, 12:5512:55Politike Vrasja e portugezit në Ksamil, Berisha: Shteti dhe krimi janë një! 19 Gusht 2026, 12:2912:29Politike

