Lajme Zone
Trump përgatit një valë të re tarifash doganore: Tarifa deri në 12.5% për dhjetëra vende
EkonomiReport TV

Trump përgatit një valë të re tarifash doganore: Tarifa deri në 12.5% për dhjetëra vende

Sipas Financial Times, presidenti amerikan mund të shpallë masat e reja që këtë javë.

Donald Trump po përgatitet të nisë një ofensivë të re tregtare. Sipas Financial Times, presidenti amerikan mund të shpallë që këtë javë një raund të ri tarifash doganore kundër afërsisht 60 vendeve, me tarifa që variojnë nga 10% në 12.5%. Taksat pritet të hyjnë në fuqi kur të skadojë regjimi aktual i përkohshëm tarifor prej 10%, i planifikuar për në fund të javës. Masa thuhet se bazohet në një hetim mbi praktikat e punës së detyruar, një dredhi për të shmangur përdorimin e kompetencave të emergjencës që tashmë janë rrëzuar nga Gjykata Supreme e SHBA-së. Hetimi, i nisur në mars sipas Seksionit 301 të Aktit të Tregtisë të vitit 1974 (një ligj amerikan që autorizon Përfaqësuesin e Tregtisë të SHBA-së të hetojë praktikat e padrejta tregtare të vendeve të huaja dhe të vendosë masa hakmarrëse të njëanshme), përfshin disa partnerë tregtarë, nga Bashkimi Evropian, te Kina, Japonia, India, Meksika, Korea e Jugut dhe Vietnami. LEXO edhe...‘Bosi’ i kartelit të Sinaloas dënohet me burg përjetë! Fjalët e ‘El Mayo’-s para gjykatës: Më vjen keq, brezat e rinj të zgjedhin rrugë tjetër Sipas gazetës britanike, disa zyrtarë i kanë kërkuar Trump të mbajë një qasje të kujdesshme, duke respektuar marrëveshjet tregtare të arritura në vitin 2025. Administrata thuhet gjithashtu se po ndjek hetime të tjera që mund të ofrojnë bazën ligjore për vendosjen e tarifave edhe më të larta. Orët e fundit, Trump njoftoi tarifa prej 50% për mallrat kanadeze dhe 25% për ato nga Brazili, duke rinisur strategjinë e tij proteksioniste. K.M/ReportTv.al SHBA donald trump Tarifat Doganore te Trump Komento Komente Sondazhi i ditës: Territorialja, si e vlerësoni propozimin e PS për më pak bashki dhe ndarje në rajone? I drejtë 63.7% I gabuar 27.8% Nuk e di 8.5% Vota total: 2754 Sondazhi i ditës: Territorialja, si e vlerësoni propozimin e PS për më pak bashki dhe ndarje në rajone?