Presidenti amerikan Donald Trump ka hedhur dyshime mbi zgjedhjet në Brazil, duke i cilësuar ato si të manipuluara dhe të korruptuara. Deklaratat e tij erdhën teksa komentonte humbjen e kandidatit të mbështetur nga kampi i ish-presidentit brazilian Jair Bolsonaro, aleatit të tij politik. I pyetur nga gazetarët për rezultatin e zgjedhjeve, Trump tha se procesi i ishte dukur i parregullt, por theksoi se nuk kishte mbështetur publikisht asnjërën palë. LEXO edhe...Dosja Epstein rikthehet sërish në vëmendje/ Demokratët kërkojnë hetim të posaçëm për Trump! Dëshmia e ish-modeles zvicerane “Sinqerisht, dukeshin si zgjedhje të manipuluara”, deklaroi presidenti amerikan, duke shtuar se zgjedhjet i ishin dukur “të korruptuara dhe të tmerrshme”. Trump komentoi edhe vendimin për zgjatjen me dy orë të orarit të votimit, të cilin e cilësoi si të çuditshëm. Megjithatë, ai nuk paraqiti prova për të mbështetur pretendimet e tij për manipulim. Pavarësisht kritikave ndaj procesit zgjedhor, presidenti amerikan u shpreh se ka marrëdhënie të mira me presidentin brazilian Luiz Inácio Lula da Silva. “Unë nuk qeveris Brazilin, por Shtetet e Bashkuara. Më pëlqen Lula, shkoj shumë mirë me të”, tha Trump. Deklaratat e tij rikthejnë në vëmendje raportet politike mes Trumpit dhe familjes Bolsonaro, si dhe qëndrimin e presidentit amerikan ndaj zhvillimeve politike në Brazil. A.C/ReportTv.al donald trump Brazil Jair Bolsonaro Komento Komente Sondazhi i ditës: Ndëshkim financiar e penal dhunuesve në protesta, jeni dakord me masat? Po 75.6% Jo 21.5% Nuk e di 2.9% Vota total: 2247 Sondazhi i ditës: Ndëshkim financiar e penal dhunuesve në protesta, jeni dakord me masat?
