Presidenti i SHBA-së Donald Trump ka akuzuar Iranin se po përpiqet të rrisë çmimin e naftës përpara zgjedhjeve të mesmandatit në Shtetet e Bashkuara, të cilat do të mbahen më 3 nëntor.
Në një postim në platformën “Truth Social”, Trump shkruan se Teherani po organizojnë sulme të rreme dhe po vendos mina në Ngushticën e Hormuzit, me qëllim përshkallëzimin e tensioneve dhe rritjen e çmimeve të naftës.
Sipas presidentit amerikan, aktualisht përmes Ngushticës së Hormuzit po kalon më shumë naftë sesa përpara nisjes së konfliktit, pavarësisht pretendimeve për përpjekjet e Iranit për të penguar qarkullimin detar.
Në fund të mesazhit të tij, Trump përsëriti qëndrimin e tij në lidhjke programin bërthamor iranian. "Irani po bën gjithçka që mundet për të rritur çmimin e naftës para zgjedhjeve të mesit të mandatit në SHBA. Ata madje shkojnë aq larg sa organizojnë sulme të rreme, vendosin mina dhe gjithçka tjetër sepse tani po kalon më shumë naftë përmes Ngushticës së Hormuzit sesa para se të fillonte konflikti. Ata vazhdojnë të vrasin protestues dhe këdo tjetër që u del në rrugë. “Është vërtet një regjim satanik dhe mund të shpresoj vetëm që publiku amerikan dhe bota në përgjithësi ta kuptojnë sa SATANIK është!” 75,000 protestues kanë humbur jetën në më pak se shtatë muaj. Është tronditëse që bota, përfshirë "Demokratët Budallenj", duket se nuk interesohet. Irani nuk mund të ketë kurrë armë bërthamore dhe nuk do të ketë kurrë armë bërthamore", thuhet në postimin e Trump. /CNA Lajme ekskluzive nga CNA
Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.

