Situata në protestën para Kryeministrisë vijon të jetë e qetë, ndonëse kanë nisur lëvizjet e para të të rinjve.
Disa prej tyre kanë zhvendosur ulëset prej betoni në hyrjen e Kryeministrisë, ku dhe ndodhet mjeti ujëhedhës dhe forcat e policisë.
Pas hedhjes së gurëve në drejtim të Kryeministrisë, policia është kundërpërgjigjur me ujë.
Ndërkohë një pjesë tjetër e të rinjve kanë shkulur dhe pllakat e trotuarit në bulevard. Kjo është protesta e dhjetë studentore që po zhvillohet në Tiranë.
Kësaj proteste prej dy ditësh i janë bashkuar edhe pedagogët, të cilët kanë njoftuar edhe bojkot të procesit mësimor. Më herët gjatë ditës studentët refuzuan sërish kërkesën e kryeministrit Edi Rama për dialog. /CNA Lajme ekskluzive nga CNA
Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.

