Gazetari Klodian Tomorri ka ngritur të tjera pikëpyetje për biznesmenin Ron Yeffet të aluduar për njohje me kryeministrin Edi Rama.
I ftuar në ‘Syri Tv’, Tomorri u shpreh se shteti shqiptar ka hyrë në ortakëri për kompaninë shtetërore ‘KAYO’ me një individ që rezulton me një rast mashtrimi në një gjykatë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Sipas gazetarit, nga ky fakt, elementi më me rëndësi është raporti që Ron Yeffet ka me Shhqipërinë, ndërsa njihet si mik i ngushtë i kryeministrit të vendit. “Ajo që ka rëndësi në raport me Shqipërinë është tashmë ky fakt. Ron Yeffet është ortak i qeverisë shqiptare, është mik i ngushtë i kryeministrit.
I është dhënë një industri shumë fitimprurëse, i janë dhënë disa favore të jashtëzakonshme për të fituar para në industrinë ushtarake duke u bërë ortak me kompaninë shtetërore ‘KAYO’. Pyetja është, e kuptoni se me kë ka hyrë në ortakëri qeveria dhe shteti shqiptar?
Pra me një person i cili në gjykatë në Shtetet e Bashkuara ka pranuar që e ka mashtruar atë tjetrin, që ia ka marrë paratë dhe nuk i ka përdorur për qëllimin që kishin në marrëveshje, pra për ndërtimin e kullave, dhe e ka bërë pranimin vetëm e vetëm që të mos lejojë hapjen e llogarive bankare. Sepse ndoshta aty mund të dalin çudira të tjera pse jo edhe në raport me Shqipërinë.
Kemi një sërë njerëzish, biznesmenë kontrovers të cilët gjithmonë rrethojnë miqtë e kryeministrit të Shqipërisë”,-u shpreh Tomorri./CNA Lajme ekskluzive nga CNA
Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.

