Lajme Zone
Tronditëse në Spanjë, gjendet trupi i një foshnje të porsalindur në frigorifer! Dyshohet të ketë vdekur para 20 vitesh
BotëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Tronditëse në Spanjë, gjendet trupi i një foshnje të porsalindur në frigorifer! Dyshohet të ketë vdekur para 20 vitesh

Të dhënat paraprake tregojnë se bëhet fjalë për një foshnjë që mund të ketë lindur pas një shtatzënie prej 32 deri në 34 javësh. Mbetjet mortore u gjetën nga një grua, e cila po kontrollonte sendet personale të nënës së saj, e cila kishte ndërruar jetë së fundmi. Frigoriferi ndodhej në një depo në garazhin e katit përdhes të ndërtesës.

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në Ourense të Spanjës ku është gjetur trupi i një foshnjeje të sapolindur brenda një frigoriferi. Sipas mediave spanjolle, mbetjet mortore u gjetën nga një grua, e cila po kontrollonte sendet personale të nënës së saj, e cila kishte ndërruar jetë së fundmi, si dhe ambientet e ndryshme të banesës ku ajo kishte jetuar, në një rrugë të qytetit. LEXO edhe...10 ton kokainë të organizatës shqiptare në kapanonet në Spanjë, La Verdad: Kishin të shënuara në kuti adresat për dërgesat, droga shpërndahej nëpër Europë Frigoriferi ndodhej në një depo në garazhin e katit përdhes të ndërtesës. Kur gruaja e hapi, u trondit kur pa se brenda saj ndodhej trupi i një të porsalinduri. Autopsia dhe analiza përfundimtare mjeko-ligjore, të cilat do të kryhen nga Instituti i Mjekësisë Ligjore, do të japin më shumë detaje mbi shkaqet e vdekjes. Të dhënat paraprake tregojnë se bëhet fjalë për një foshnjë që mund të ketë lindur pas një shtatzënie prej 32 deri në 34 javësh. Gjithashtu, dihet se vdekja e tij nuk ka ndodhur kohët e fundit dhe se, sipas vlerësimeve paraprake, foshnja mund të ketë vdekur më shumë se dy dekada më parë. Për të përcaktuar identitetin e saj, autoritetet kanë marrë tashmë dëshmi nga disa persona, si dhe kanë dërguar mostra të ADN-së në laboratorin në Madrid. Në këtë mënyrë, mostrat biologjike do të krahasohen për të përcaktuar lidhjet e prejardhjes dhe për të tentuar identifikimin e nënës dhe babait biologjikë. Hetimet paraprake nuk përjashtojnë mundësinë që foshnja të ketë vdekur në një vend tjetër të provincës, pasi trupi i saj mund të jetë transportuar brenda arkës frigoriferike nga Ourense drejt Allariz. Hetimi duhet të vërtetojë nëse foshnja ka lindur e gjallë dhe nëse më pas vdekja e saj është shkaktuar qëllimisht apo ka ardhur si pasojë e mosveprimit dhe mungesës së kujdesit pas lindjes. Nëse vdekja ka ndodhur para dy dekadash, çdo vepër penale tashmë do të ishte parashkruar plotësisht. Në Spanjë, afati i parashkrimit dhe, për rrjedhojë, i shuarjes së çdo përgjegjësie penale për veprat penale kundër jetës është njëzet vjet. P.J/ReportTv.al foshnje spanje Komento Komente Sondazhi i ditës: Cilin mbështesni në përplasjen politike që u hap? Ramën 49.4% Veliajn 18.3% Asnjërin 32.3% Vota total: 1737 Sondazhi i ditës: Cilin mbështesni në përplasjen politike që u hap?