Nga sot, trombektomia ofrohet si një shërbim i plotë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” (QSUT), duke shënuar një hap të rëndësishëm në trajtimin e pacientëve me insult ishemik.
Lajmin e ka bërë të ditur Evis Sala, e cila theksoi se, për herë të parë, pacientët me insult ishemik do të mund të trajtohen në QSUT me procedurën e trombektomisë, falë aparaturave moderne dhe një ekipi të specializuar mjekësor.
Trombektomia është një ndërhyrje urgjente që synon heqjen e trombit nga vazat cerebrale dhe rikthimin e qarkullimit të gjakut, duke qenë veçanërisht e rëndësishme për pacientët që pësojnë insult ishemik. Your browser does not support the video tag. Your browser does not support the video tag. Ofrimi i këtij shërbimi në QSUT përfaqëson një përmirësim të rëndësishëm të kapaciteteve të sistemit shëndetësor shqiptar dhe të mundësive për trajtimin në kohë të pacientëve me insult. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *AnashAktualitet

