Vihet në pranga pronari i një hoteli, ku ishin strehuar 7 emigrantë nga Sudani.
66-vjeçari Petrit Spaho u arrestua në flagrancë, për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, “Veprime që pengojnë në zbulimin e së vërtetës” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjahut dhe sportive”.
Nga veprimet hetimore dyshohet se në hotelin në pronësi të tij, në Vaqarr, Tiranë, ky shtetas kishte strehuar disa shtetas të huaj, të cilëve iu kishte siguruar mjete transporti (taksi) dhe i kishte nisur në drejtim të Koplikut, me qëllim kalimin e kundërligjshëm të kufirit, me destinacion shtete të BE-së. Your browser does not support the video tag. Your browser does not support the video tag. Shërbimet e Policisë Kufitare Tiranë janë vënë në ndjekje të 2 automjeteve (taksi), dhe kanë koordinuar punën dhe bashkëpunuar me shërbimet e Policisë Kufitare Shkodër. Si rezultat, janë ndaluar te dyja automjetet në të cilat udhëtonin 7 shtetas nga Sudani, të cilët u proceduan në gjendje të lirë për veprën penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”.
Gjithashtu, janë referuar materialet në Prokurori, ku ka nisur procedimi në gjendje të lirë, për taksistin, shtetasin P. Gj., për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.
Gjatë këtij operacioni janë sekuestruar me cilësinë e provës materiale, dy armë gjahu, njëra prej të cilave dyshohet se mbahej pa leje, fishekë të armës së gjahut, 7 celularë, 2 automjete (taksi) dhe libri i regjistrimit të klientëve të hotelit.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitet arrestimemigrante te paligjshempolicia

