Biznesmeni Ergys Agasi dhe Uljan Shpataraku i përjashtuar pak javë më parë nga policia, mbahen të izoluar në bllokun e sigurisë, në pritje për të dalë të shtunën përpara gjykatës për vlerësimin e kushteve të masës së sigurisë.
Mbrojtësi ligjor i Agasit Maksim Haxhia, pas takimit me këtë të fundit, e cilësoi të turpshme sjelljen e SPAK, që sipas tij pas kaq shumë kohësh ende nuk i ka vënë në dispozicion dosjen hetimore.
“Është e turpshme që pas kaq shumë kohësh, nuk kemi marrë dosjen hetimore”. Agasi pretendon që është jashtë çdo ngarkese juridike, pasi nuk ka prekur financat publike”, tha avokati Haxhia. Your browser does not support the video tag. Your browser does not support the video tag. Ergys Agasi u arrestua në Shkëmbin e Kavajës, pranë zonës së Plepave, ndërsa shoqërohej nga Uljan Shpataraku, i njohur si krahu i djathtë i ish drejtuesit të policisë së shtetit Ilir Proda.
Arrestimi i tyre u krye rreth orës 19.40 minuta nga forcat operacionale dhe strukturat vendore të policisë Durrës. Sipas informacioneve, biznesmeni i njohur që kërkohej nga drejtësia prej 8 muajsh, u mbajt në vëzhgim për rreth 3 muaj nga një grup i posaccëm i përbërë nga efektivë dhe agjentë të Byrosë Kombëtare të Hetimit.
Mbrëmja e së mërkurës ishte momenti i duhur për ndalimin e Agasit, i cili u nis nga qyteti i Elbasanit në drejtim të Durrësit me automjetin e Uljan Shpatarakut, që u sekuestrua me kërkesë të Prokurorisë së Posaccme.
Ky është automjeti i tipit Audi RS6 me vlerë rreth 80 mijë euro, në pronësi të Shpatarakut që u sekuestrua me vendim gjyqësor, ndërsa ndaj tij është ngritur akuza “përkrahje e autorit të krimit”.
Organi hetues dyshon se Shpataraku e ka ndihmuar gjatë gjithë kësaj periudhë Agasin, madje e ka shoqëruar këtë të fundit për të lëvizur i lirshëm, duke iu shmangur në këtë mënyrë arrestimit, megjithatë SPAK do të kryejë verifikime mbi këtë dyshim.
Dy të arrestuarit u morën në pyetje në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë pas arrestimit, nga tre agjentë të Byrosë Kombëtare të Hetimit, ku deklarimet e tyre tashmë janë bërë pjesë e fashikujve hetimore. Paralelisht me pyetjen e tyre, në zonën e Liqenit të Thatë u ushtruan kontrolle në banesën e Shpatarakut.
Ndaj Ergys Agasit, GJKKO ka firmosur masën arrest në burg në mungesë, në 15 dhjetor të vitit të kaluar, për veprat penale konkurenca e paligjshme nëpërmjet dhunës, heqje e paligjshme e lirisë, shkelje barazisë në tendera, grup i strukturuar kriminal, kryerja e veprave penale nga organizata kriminale, pastrim parash dhe korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike, me shumë se njëherë.
Ai dyshohet se paracaktonte tenderat në Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, në kohën kur institucion drejtohej nga Mirlinda Karccanaj, përmes konkurrencës së pandershme, presionve, ndikimeve të paligjshme si dhe pengmarrjes.
Të njëjtat akuza rëndojnë edhe mbi biznesmenin tjetër Ermal Beqiraj, i cili është arrestuar në Francë dhe pritet të ekstradohet drejt vendit tonë.
Për dosjen e AKSH, përveç Agasit e Beqirajt, po hetohen një grup biznesmenësh të tjerë si dhe ish drejtoresha e agjencisë Mirlinda Karçanaj dhe zëvëndësja e saj Hava Delibashi. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *Fokus*KryesoreAktualitet Ergys AgasUljan Shpataraku
